Faith Ozacan është një kamarier i cili punon në restorantin Kapadokya Turkish në New York.

Ai ëndërroi një natë që të fitonte llotarinë milionere dhe  për fat ditën tjetër është bërë fituesi i biletës me 1 milionë dollarë.

Mirëpo shfi i tij në restorant, sapo mori vesh festën që po bëhej në punën e tij u paraqit dhe donte të përfitonte të gjitha paratë.

kamarieri fatih

Hayati Kucukkoylu këmbënguli përpara jurisë në gjykatë që ka qenë ai që ka plotësuar biletën me numrat e saktë në restorantin e tij.

Ozacan është mbrojtur përpara gjykatës që ajo biletë ishte ëndrra e një kamarieri që bleu në supermarket biletën dhe plotësoi numrat e saktë.

Ai ishte në majën e problemeve të tij kur vendosi që të linte paratë e fundit për të blerë biletën dhe beson shumë në fuqinë e ëndrrës së tij.

Menjëherë kamarieri ka lajmëruar policinë dhe kur është kthyer nga policia ka braktisur apartamentin e tij pa dhënë asnjë shpjegim dhe pa lënë asnjë adresë.

Ai ka pranuar më vonë që ka gënjyer policinë dhe këtë është detyruar që ta bëjë pasi shefi i tij e ka kërcënuar me jetën.

Gjykata u detyrua që ta ndajë shumën marramendëse që i takonte Faith Ozacan në mënyrë të barabartë me shefin e tij Hayati Kucukkoylu.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com