Euro 2016, De Biasi: Në stërvitjen e
fundit vendoset kush shkon në Francë
Sot pasdite në orën 17,00, në kompleksin sportiv në Bad Waltersdorf, trajneri i Shqipërisë Gianni De Biasi, ka dhënë një konferencë për shtyp të programuar, përpara ndeshjes me Katarin që do të zhvillohet nesër pasdite në orën 17.30 në Harburg të Austrisë.
Sot pasdite në orën 17,00, në kompleksin sportiv në Bad Waltersdorf, trajneri i Shqipërisë Gianni De Biasi, ka dhënë një konferencë për shtyp të programuar, përpara ndeshjes me Katarin që do të zhvillohet nesër pasdite në orën 17.30 në Harburg të Austrisë. Trajneri ka vlerësuar impenjimin e futbollistëve të cilët prej datës 23 maj, kanë nisur zyrtarisht përgatijet për finalet e kampionatit europian. “Jam i qetë, dhe i relaksuar dhe jam përqëndruar vetëm tek puna me skuadrën. Kemi gjetur një kohë të shkëlqyer, një strukturë të jashtëzakonshme, që na ka krijuar një mundësi të shkëlqyer për të punuar. Jam i kënaqur dhe me frymën dhe gatishmërinë e skuadrës. Kemi të gjitha të dhënat e futbollistëve dhe dimë saktësisht se sa ngarkesë ka marrë çdo lojtar. Por sigurisht GPS, nuk mund të tregojë gjithçka. Një tjetër aspect është puna psikologjike me futbollistët.
Sa i takon ndeshjes me Katarin, numri 1 pankinës shqiptare deklaroi: “Kjo është një ndeshje që e zhvillojmë pas disa muajsh dhe mund të quhet një test i rëndësishëm në shumë aspekte. Mund të marrim disa përfundime, nga kjo punë që kemi bërë gjatë këtyre ditëve”-tha De Biasi
Sa i takon listës me 23 futbollistë, që do të shkojnë në Francë trajneri deklaroi: “Zgjedhja do të vëhet më datë 31, pas stërvitjes së fundit. Vetëm pas saj, do të vendosim se cili do të udhëtojë për në Francë. Çdo futbollist është si një bir për mua dhe sigurisht do të jetë shumë e vështirë për mua që t’ju deklaroj atyre, që s’do të jenë në Francë. Por këto janë sfidat e futbollit”.
Menjëherë pas konferencës për shtyp, trajneri i Shqipërisë i është drejtuar fushës së stërvitjes, për të zhvilluar seancën e fundit, përpara ndeshjes me Katarin.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
21.6%
-
Jo
72.3%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 910
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Alkooli shkakton kancer’, Altin Joka: Edhe një lugë çaji alkool ka efekte kancerogjene
9 Tetor, 16:01
-
Mziu cënoi fizikisht Milva Ekonomin, gratë deputete të PS: Sulm ndaj koleges sonë! Akt i papranueshëm ndaj atyre që luftojnë për një shoqëri të drejtë
9 Tetor, 16:00
-
Dy shenjat që tregojnë se jeni një prind emocionalisht inteligjent
9 Tetor, 15:55
-
Dramë për Dani Carvajal, mund të mos luajë më futboll! Mjeku: Shanset janë 50 përqind
9 Tetor, 15:55
-
FOTO+DETAJE/ Lulzim Toci mbyti gruan në gjumë, Eleonora prej një muaji në Itali! Autori punëtor bujqësie, shkak dyshohet depresioni! Fëmijët panë skenën
9 Tetor, 15:47
-
Himarë/ Kishin humbur rrugën në Malin e Çikës, policia shpëton turistet gjermane
9 Tetor, 15:40
-
Impotenca, pse ndodh dhe si ta trajtojmë në mënyrë natyrale / Altin Joka: Nis në tru
9 Tetor, 15:34
-
Eduard Zaloshnja: Çereku i elektoratit kryeqytetas është gri
9 Tetor, 15:25
-
BE-ja hap ‘korridor ajror’ për të dërguar ndihma në Liban
9 Tetor, 15:23
-
Dështoi te Milani, Lucas Paqueta rrezikon dënim me largim të përjetshëm nga futbolli! Tërbohen te West Ham
9 Tetor, 15:23
-
Erdogan nesër në Tiranë për inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë, ja agjenda e vizitës së presidentit turk
9 Tetor, 15:17
-
Tepelenë/ 'Tempulli' prangos 48-vjeçarin, u kap me 2,4 kg hashash në banesë
9 Tetor, 15:16