Euro 2016, futbollistët dhe rastet
më pikante sipas gërmave të alfabetit

Euro 2016, futbollistët dhe rastet<br />më pikante sipas gërmave të alfabetit
Kampionët e papritur të Portugalisë, eliminimi i paparashikueshëm i Spanjës, mundja e Gjermanisë nëpërmjet penalltive nga Italia, janë disa nga rastet pikate të këtij Europiani. Ne do t’ju sjellim një vështrim të turneut në Francë nga shkronja A e alfabetit deri të Z. 

A për alfabetin

Tashmë emri i kampionëve ka ndryshuar pas fitores ‘shokuese të Portugalisë. Të besuarit e Fernando Santosit bëhen vendi i 10 që ka fituar këtë kompeticion gjatë gjithë historisë së tij. 

B për Bale 

Gareth Bale tashmë një yll i skuadrës madrilene, Bale ka luajtur një rol kyç për skuadrën e Wales. Skuadra e Wales është futur për herë të parë në kampionatin europian pas 50 vitesh. Vetëm shoku i tij i skuadrës Cristiano Ronaldo arriti ta mposhte atë në gjysmëfinale. 

C për Conte

Antonio Conte ka bërë një prezantim mjaft të mirë në këtë Europian. Fuqëzimi i repartit mbrojtës i ka siguruar atij fitore mjaft të rëndësishme, si ajo me Spanjën 2-0 por dhe paraqitja mjaft e mirë ndaj skuadrës së Gjermanisë.

D për Del Bosque

Vicente Del Bosque mbetet një ndër trajnerët më të mirë edhe pse doli kokëulur nga ky Europian. Spanja e drejtuar prej tij u eleminua në fazën e 1/8 nga Italia me një rezultat 2-0.

E për Eder 

Edhe pse pothuajse i padukshëm në Swansea City, Eder dha një tjetër fytyrë në paraqitjen e tij në Europian me Portugalinë. Paraqitja e tij e jashtëzakonshme kulmoi me golin e finales të shënuar në minutat shtesë kundra Francës.

F për Fernando Santos 
Arritja e Portugalisë në majën e futbollit europian është padyshim dhe meritë e këtij trajneri. 61 vjeçari gjithashtu e gjen veten dhe tek 5 burrat më të vjetër që kanë fituar Euro 2016.

G për Griezmann

Dhimbja e humbjes së finales në ligën e kampionëve por edhe të Euro 2016 nuk ka gjasa të largohet lehtë për Antoine Griezmann, por ylli madrilen mund të ngushëllohet me fitimin e ‘Këpucës së Artë’ pas shënimit të 6 golave në këtë Kampionat.

H për Hodgson 

Pas eliminimit të Anglisë nga Islanda erdhi ajo që pritej. Trajneri i Anglisë Roy Hodgson dha menjëherë dorëheqjen, pas presionit të shumtë ndaj tij që sa vinte dhe rritej.

I për Islandën

Kombi i vogël, i cili arriti shumë në këtë finale do të mbetet gjatë në mendje për dekada me radhë. Islanda, arriti t’i thyente të gjitha parashikimet duke arritur deri në fazën çerekfinale të këtij Europiani.

K për Kroos

Përveç përpjekjeve për të dominuar lojën në këtë europian, u vu dhe dhe paraqitja e mirë e Toni Kroos. Jo më kot Kroos ka fituar dhe çmimin si mesfushori më i mirë i këtij kompeticioni.

L për Low

Shumëkush ka menduar që Gjermania do të ndjek rrugën e Spanjës, duke fituar radhazi Botërorin e më pas Europianin, por nuk ndodhi kështu. Low nuk arriti ta siguronte këtë trofe. Por ai do të mbahet mend gjatë për … ( Ju e dini mirë se për çfarë) 

M për ‘Maracanzo’ 

‘Maracanzo’ kjo është fjala kyçe e ndeshjes Uruguaj- Brazil në Botërorin 1950. Ndeshja ishte në barazim, po goli në minutat e fundit të ndeshjes i dha fitoren Uruguajt. E njëjta gjë ndodhi dhe Paris. Goli në minutat e fundit të Eder i siguroi Portugalisë për herë të parë kupën e Europianit.

N për Neuer

Porta e Manuel Neuer ishte shumë e vështirë për tu mposhtur. Rui Patricio dhe Hugo Lloris ishin në gjendje ta mposhtin atë si portier më të mirë të turneut, por megjithatë nuk bënë bëmat e tij.

S për Spanjën

Spanja nuk ishtë pretendente kryesore për të fituar këtë Europian, por askush nuk e ka pritur që ajo do të eleminohej që në fazën e 1/8. Ajo u eleminua 2-0 nga Italia. 

O për ‘ojo de halcon’ ( teknologjia Hawk-Eye)

UEFA ka konfirmuar saktësinë e teknologjisë  Hawk-Eye. Ajo konsistonte në vendosjen e  kamerave në portë të shuar dyshimin mbi golat fantazmë. ‘Hawk-Eye’ ishte vendosur në të gjitha stadiumet të Euro 2016.

P për Portugalinë dhe Pepe

Hakmarrja për ndeshjen e Euro 2004 kundër Greqisë ka shërbyer si motiv kryesor për Pepe dhe Portugalinë për të fituar këtë trofe. Qendërmbrojtësi i Real Madridit ishte në mesin e atyre që kanë humbur në Greqi, 12 vjet më parë. 

Q për Quaresma

Dalja e Ronaldos, e ktheu Quaresmën në një lojtar shumë kyç për Portugalinë. Quaresma bëri një paraqitje të jashtëzakonshme në këtë Europian. 

R për Ronaldon
Ky Europian do mbetet gjatë në mendjen e Cristiano Ronaldo. Fitimi i trofeut të shumë pritur por edhe dëmtimin në gju nga Payet do të jenë të momente që nuk do t’i harrojë shumë lehtë.

S për Sigurinë 

Plagët e krimeve terroriste të cilat shkatërruara Francën nëntorin e kaluar ishin ende të freskëta në mendje përpara fillimit të Euro 2016. Kërcënimi Shtetit Islamik u shqua gjatë turneut, por forcimi i masave të sigurisë shuan çdo frikë.  

T për Torbe
Skandali seksual që përfshiu një regjisor në Spanjë, përfshirë këtu dhe David de Gea, bëri që portierit spanjoll t’i rrezikohej vendi si titullar përpara fillimit të Europianit. Por kjo gjë mbeti thjesht si një dyshim pasi De Gea luajti si i tillë në Europian, duke lënë në stol dhe legjendarin Casillas.

V për violencën ( dhunën)

Marseille është ‘përgjakur’ paksa nga tifozët. Huliganët rus para, gjatë dhe pas ndeshjes janë përplasur shumë ashpër më tifozët anglez. Të dyja skuadrat janë gjobitur nga UEFA.

W për Wilmots

Belgjika ishte një favorite shumë e fortë në turne, por dalja e parakohshme e Belgjikës ishte dhe një fund i parakohshëm për trajnerin Marc Wilmots.

X për Xhaka 

Përballja e dy vëllezërve Xhaka ishte një tjetër veçanti në këtë Europian. Shumëkush ishte kurioz të shihnin dy vëllezërit shqiptarë teksa luanin kundër njëri tjetrit. 

Y për Yarmolenko

Ai ishte shumë i kërkuar para se të fillonte kampinati Europian. Por ky interesim filloi të sfumohej pas paraqitjes së tij jo mirë me Ukrainën në Europian.

Z për Zaza

Zaza në këtë europian do të kujtohet për penalltinë e tij ndaj Gjermanisë. Kërcimi i tij i famshëm përpara së ta humbte atë, tashmë të gjithëve u shkakton të qeshura teksa e kujtojnë.

Redaksia Online
(B.K/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn

Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn