Kombëtarja shqiptare e futbollit ka prekur sot paradite tokën franceze duke u futur zyrtarisht në ethet e Kampionatit Europian të Futbollit nga 10 Qershori- 10 Korrik.
Shqipëria është pritur nga tifozët kuqezinj dhe me interes nga gazetarët vendas, ndërsa është akomoduar në Perros Guirec, ku do të vijojë përgatitjet për ndeshjen e grupeve me shpresën për të shkuar sa më larg.
Pas mbërritjes, njohjes me ambientet e akomodimit dhe qetësimit për disa orë, në orën 17:30, kombëtarja do të zhvillojë edhe stërvitjen e parë në tokën franceze.
/Shqiptarja.com