Kombëtarja shqiptare ka mbërritur këtë mesditë në Marsejë, ku nesër në mbrëmje do të përballet me Francën ndeshje e vlefshme për Grupin A të finaleve të Kampionatit Europian të Futbollit, "Euro 2016". Pasditen e djeshme skuadra zhvilloi edhe stërvitjen e fundit në Perros Girek ku u provuan edhe skemat e fundit pasi priten ndryshime në formacioin nga De Biasi. Dilema mbetet kush do zëvendësojë Canën me Ajetin si favorit ndërsa priten titullar edhe Memushaj me Kaçen. Në konferencën e djeshme Lenjani dhe Abrashi karikuan ambientin duke kërkuar që Zvicra tashmë të lihet pas.
Por edhe në kampin francez situata zien. Mediat i kanë bërë presion trajnerit Deshamp për ndryshime në formacion dhe në qendër të ciklonit janë Antuaine Grizman dhe Pol Pogba.
Prestigjiozja "L'Equipe" shkruan për dyshimet e Deshamp. Ajo sqaron se mun të ulen në stol yjet Transalpinëve Grizman dhe Pogba dhe në vendin e tyre pritet të luajnë të rinjtë Coman dhe Marsial.

Dje në konferencën për shtyp dy mesfushorët Musa Sisoko dhe Matuidi vlerësuan Shqipërinë ndërsa i dolën në mbrojtje edhe Pogbasë për paraqitjen e dobët që bëri ndaj Rumanisë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

në Marsejë, Franca ul në stol yjet">