Euro 2016/ Kuqezinjtë të “rrethuar”
nga tifozët e media ndërkombëtare

Euro 2016/ Kuqezinjtë të “rrethuar”<br />nga tifozët e media ndërkombëtare
Në ditën e pestë të grumbullit të Kombëtares në Bad Waltersdorf prania e tifozëve kuqezi u vu re dhe gjatë seancës stërvitore ku disa dhjetëra shqiptarë që jetojnë në Austri e pritën Kombëtaren dhe në momentin që ajo ju drejtua qendrës së saj stërvitore, ndërsa më pas ndoqën dhe seancën nga tribunat e impiantit. Stërvitja e pasdites ishte e para dhe për tre lojtarët që u afruan këtë të enjte, Taulant Xhaka, Ansi Agolli dhe Naser Alijin, që zhvilluan një stërvitje të diferencuar teksa pjesa tjetër po argëtoheshin me një lojë me katër porta mes katër ekipeve të mbyllura brenda një kuadrati të ngushtë. Në dispozicion të trajnerit ishin 24 lojtarë në total, i cili pjesën e dytë të stërvitjes së pasdites e kishte ndërtuar mbi goditjet drejt portës, me ekipin që u zhvendos në fushën qëndrore të qendrës stërvitore. Lojtarët simuluan goditje nga jashtë zonës, duke ndërtuar aksione sulmuese herë 2 kundër 2 dhe herë 2 kundër 1. Abrashi, që më parë kishte patur një shqetësim në shpatull u stërvit normalisht me ekipin dhe sipas stafit mjekësor gjendja e tij fizike është e përsosur.

Balaj: I krijojmë vështirësi çdo rivali
Për herë të parë gjatë grumbullimit në Bad Waltersdorf, konferencat për shtyp të Kombëtares shqiptare janë ndjekur nga mediat ndërkombëtare. Nga gjermanët e Sedeusche Zeitung, anglezët e Radio BBC dhe mediat austriake si televizioni ORF dhe gazeta vendase. Për gazetarët ndërkombëtarë të pranishëm, Bekim Balaj transmetoi menjëherë mesazhin e Shqipërisë përpara startit të Euro 2016. “Fryma është e mirë dhe këtë e kemi treguar. Deri këtu kemi ardhur falë grupit që kemi dhe kështu do të vazhdojmë edhe në Kampionatin Europian.” Nga mbështetja e tifozëve, që e komentoi me një batutë për Shkodrën e tij, e deri te rivalët e grupit në finalet e Europianit, Balaj mbetet optimist për potencialin e Kombëtares.

“Në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë kemi qenë tifozë me ekipe të ndryshëm. Në Shkodër ka shumë tifozë gjermanë, por flamujt e këtij vendi tashmë do të zëvendësohen nga flamuri shqiptar. Ndër kundërshtarët tanë mund të veçoja Francën me emra të mëdhenj dhe lojtarë të njohur në mbrojtje. Por, nuk ka shumë rëndësi kundërshtari. Po të përqendrohemi te vetja dhe të japim maksimumin vendosim në vështirësi çdo skuadër.” Dy javë përpara Euro 2016, parashikimet nuk janë të lehta. Por, nëse zbuloi dëshirën që ka për të ardhmen e afërt, me një duel përballë idhullit Zlatan Ibrahimovic, Balaj la gjithçka të hapur për skuadrën, edhe pse ka një vit kontratë me kroatët e Rijekas.

“Ndeshjet e Ibrahimovic i kam ndjekur pasi Kombëtarja jonë ka luajtur ndaj Suedisë. Curri që ka qenë përballë Ibrës më ka treguar për potencën e tij. Shpresoj ti kemi përballë nëse kalojnë grupin. E ardhmja ime? Kam edhe një vit kontratë dhe dy vite opsion rinovimi te Rijeka. Por, futbolli nuk të lejon të bësh plane afatgjata. Jam i përqendruar vetëm te Kombëtarja për momentin dhe më pas të shohim çfarë ndodh me klubin, pasi sezoni nis shpejt.”
 
Abrashi lëndon shpatullën pa probleme
Amir Abrashi pësoi një lëndim të lehtë pas përplasjes shpatull me shpatull, me një prej shokëve të skuadrës. Por, sipas stafit mjekësor, fatmirësisht nuk bëhet fjalë për asgjë serioze. Mjekët e Kombëtares morën menjëherë masa, duke e fashuar shpatullën e mesfushorit të Freiburg, që gjithsesi nuk shfaqi dhimbje.
 
Taulant Xhaka vjen i dëmtuar, por s’rrezikon
Edhe Taulant Xhaka është paraqitur në Kombëtare pas dëmtimit muskulor të pësuar te Baseli. Menjëherë lojtari do ti nënshtrohet kontrolleve me stafin mjekësor të përfaqësueses, për të vlerësuar se në çfarë pike ndodhet rikuperimi. Në pritje të përgjigjeve zyrtare nga testet, stafi kuqezi ka dhënë garanci se dëmtimi i pësuar përpara disa javëve nuk do ta pengojë Taulant Xhakën që të luajë në Kampionatin Europian.


Redaksia online
a.n shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!