Euro 2016, nuk mjafton Ronaldo
Portugalia ndalet nga Islanda 1-1

Portugalisë nuk i mjafton Ronaldo për të marrë fitoren e parë në Kampionatin Europian të Francës, pasi është ndalur në një barazim 1-1 përballë Islandës. Debutimi me barazim ishte surprizë për luzitanët që kishin llogaritur 3 pikët e plota përballë Islandës që merr pjesë për herë të parë në një Kampionat Europian.
 
Portugalia e ka nisur mjaft mirë pjesën e parë të ndeshjes duke dominuar nga minuta e parë me disa raste të pastra për gol me Ronaldon dhe Nanin, por portieri kundërshtar nuk lejoi prekjen e rrjetës, falë edhe finalizimit të dobët të luzitanëve.
 
Megjithatë  presioni gjunjëzoi Islandën, që pësoi në minutën e 31. Nani kaloi portugezët në avantazh duke e mbyllur pjesën e parë të qetë, por duket se festën e nisën para kohe, pasi pjesa e dytë kishte rezervuar surpriza.
 
Islanda doli shumë e karikuar nga dhomat e zhveshjes duke ushtruar presion në gjysmëfushën kundërshtare dhe barazuar rezultatin me Birkir Bjarnason në të 50’.
 
Pas barazimit Portugalia zbriti e gjitha në gjysmëfushën islandeze në kërkim të golit të fitores, por tentativat e Ronaldos nuk sollën golin e dytë.
 
Sulmuesi i Realit të Madridit tentoi në disa mënyra për të gjetur golin e 3 pikëve. Tashmë në grupin F, udhëheq Hungaria me 3 pikë pas fitores me Asutrinë, ndërsa Portugalia dhe Islanda kanë nga një pikë. 





/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua

Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua