"Euro 2016", Polonia frenon
Gjermaninë, barazim pa gola

Gjermaninë, barazim pa gola">
Barazim pa gola mes Gjermanisë dhe Polonisë në "Stade de France". Dy ekipet e kanë mbyllur takimin me rrjeta të paprekura, diçka kjo e pazakontë mes këtyre dy skuadrave. Gjermanët ishin dominues në fushën e lojës, por nga ana tjetër polakët bënë gjithçka mirë në prapavijë duke bërë që aksionet e gjermanëve të dështonin. Gjermania dhe Polonia ndajnë të dyja nga një pikë, duke kryesuar renditjen nga katër pikë. Në vendin e tretë renditet Irlanda e Veriut, ndërsa Ukraina e fundit me zero pikë. 

Ora 21:47 Mbaron pjesa e parë e Gjermani-Poloni 0:0
Me ritëm, por pa raste të pastra shënimi. Ky ishte epilogu i pjesës së parë i ndeshjes mes Gjermanisë dhe Polonisë. 45' minutat mbyllen me rrjeta të paprekura. Gjermanët kanë qenë dominues në fushën e blertë, por polakët janë mbrojtur mjaft mirë, duke mos i krijuar asnjë mundësi lojtarëve të Low që të gjejnë rrugën e rrjetës. 

gjermani

Ora 21:00 Nis ndeshja Gjermani-Poloni
Ka nisur në "Stade de France" të Parisit kryendeshja e Grupit C Gjermani-Poloni. "Panzerat" e Joakim Low do të tentojnë fitoren e dytë në Europian çka do t'i kualifikonte ata automatikisht për në raundin tjetër. Edhe Polakët vijnë me tre pikë, pas fitores së shënuar ndaj debutuesve të Irlandës së Veriut të dielën. 

Gjermani-Poloni, jo vetëm futboll
Gjermania dhe Polonia përballen sonte në mitikun "Stade de France" të Parisit, në një ndeshje direkte për vendin e parë të Grupit C, e vlefshme për fazën finale të "Euro2016". Kjo ndeshje cilësohet më shumë se një përplasje futbollistike, nisur nga konteksti historik mes dy vendeve.
 
Kampionët e botës e nisën mbarë me fitoren 2:0 ndaj Ukrainës, ndërsa polakët mposhtën 1-0 Irlandën e Veriut.
 
Trajneri i panzerave Joachim Loë do të ketë të disponueshëm për këtë takim edhe qendërmbrojtësin e Dortmund, Mats Hummels. Në krah të tij do të luajnë Hector, Boateng dhe Hoëedes.

Në sulm për gjermanët do të luajë Muller i asistuar nga Ozil, Gotze, Draxler dhe Toni Kroos. Bie në sy mungesa e mbrojtësit me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi, i cili shënoi golin e parë për gjermanët në ndeshjen ndaj Ukrainës. 

Sfida mbart dhe një tjetër moment të rëndësishëm, pasi bavarezët e kombëtares gjermane përballen me kolegun e tyre polak, Robert Leëandoëski. Gjithashtu, një pjesë e mirë e polakëve aktivizohen në Bundesligën gjermane.  

Formacionet

Gjermania: Neuer, Hector, Höëedes, Hummels, Boateng, Khedira, Özil, Draxler, Kroos, Götze, Muller.
 
Polonia: Fabiański, Pazdan, Jędrzejczyk, Mączyński, Milik, Piszczek, Krychoëiak, Grosicki, Glik, Błaszczykoëski, Leëandoëski.

stadiumi gjermani poloni
stadiumi gjermani poloni
polonia
ndeshja
gjermani

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë