Euro 2016, Roshi: Besoj se do
jem titullar, Veseli: S'i dëgjoj kritikat

Euro 2016, Roshi: Besoj se do<br />jem titullar, Veseli: S'i dëgjoj kritikat
Mesfushori i kombëtares, Odise Roshi ndihet optimist se trajneri Xhani De Biasi do ta përfshijë si titullar në këtë Europian.

Në një intervistë për mediat nga hoteli ku qendron i grumbulluar ekipi, Roshi shprehet se gjendja e lojtarëve është e mirë dhe tashmë e ka në dorë trajneri për të përcaktuar se kush do të luajë apo jo.

''Për ndeshjen me Ukrahinën kemi bërë një ndeshje të mirë, pavarësisht se kemi marrë 2 gola që nuk i meritonim sipas mendimit tim. Por futbolli i tillë është. Harmonia në skuadër është shumë e mirë, sot është dita e dytë në Francë dhe po punojme fortë'', - u shpreh Roshi. 

Një deklaratë për shtyp dha dhe mbrojtësi Frederik Veseli, i cili grumbullohet për herë të parë me kombëtaren.

Ai ka folur edhe për kontestimet e bëra nga mediat për grumbullimin e tij apo dhe gjendjen e ekipit, duke theksuar se ndjehet i motivuar.

''Jam shumë i lumtur dhe krenar që jam pjesë e skuadrës. E kam pritur me stres sepse jam futur me vonesë me skuadrën. Me Zvicrën jam i emocionuar të luaj sepse unë kam lindur në Zvicër dhe në këtë ndeshje do takohem me shumë lojtarë që kam luajtur me ta. Por unë kam lindur shqiptar dhe do vdes shqiptar, do luaj si shqiptar jo si zvicerian. Nuk kam ndjekur asnjë koment të medias, po koncentrohem në punën time personale dhe me punën e skuadrës. Puna jashtë skuadrës nuk më intereson'',
- deklaroi Veseli.



  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK! Është mbretëresha e provave

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK! Është mbretëresha e provave