Euro 2016, Shqipëria përballë
Francës, Zvicrës dhe Rumanisë

Euro 2016, Shqipëria përballë<br />Francës, Zvicrës dhe Rumanisë

Përballje spektakolare për Shqipërinë në Kampionatin Europian të Francës që do të nisë më 10 qershor 2016 në Paris.

Shqipëria do të sfidojë Francën, Rumaninë dhe vëllezërit shqiptarë nga Kosova të Zvicrës, përballje e cila do të jetë edhe ndeshje hapëse për kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri De Biasi. 

Grupet e Euro 2016

Grupi A: Francë, Rumani, Shqipëri

Grupi B: Angli, Uells, Sllovaki

Grupi C: Gjermani, Irlandë e Veriut, Poloni

Grupi D: Spanjë, Turqi, Çeki

Grupi E: Belgjikë, Republika e Irlandës, Suedi

Grupi F: Portugalia, Islandë, Hungari 

Ora 18:00 Nis ceremonia
ARMAND DUKA

ceemonia
ceemonia
ceemonia
ceemonia
Ora 17:45 Fitimet nga Euro 2016
Gazeta spanjolle “Marca” zbulon se kampionët e rinj të Europës do të sigurojnë plot 27 milionë Euro.
 
Për çdo fitore në fazën e grupeve kombëtaret do të fitojnë 1 milionë Euro.
 
Në rast kualifikimi për në fazën tjetër, ekipet fitojnë nga 1.5 milionë, ndërsa për kualifikimin e mëtejshëm 2.5 milionë dhe gjysmëfinalistët do të përfitojnë nga 4 milionë.
 

Ora 17:40 Himni i Euro 2016

DJ i njohur francez, David Guetta do të krijojë himnin e kampionatit Evropian të futbollit të vitit 2016. Guetta tashmë e ka nisur punën dhe është vënë në kërkim të 1 milion fansave që të jenë prezentë në këtë hit të tij, që do të titullohet 'This One's for you' dhe do të publikohet në pranverën e vitit të ardhshëm.
 
"Jam shumë i emocionuar që po punoj për këtë projekt të UEFA-s që është në vendin tim. Euro 2016 është i lidhur ngushtë me tifozët dhe unë dua t'i vendos ata në qendër të gjithçkaje, sidomos të muzikës.
 
Po përpiqem të bëj diçka të veçantë, duke u kërkuar fansave në mbarë botën që të festojnë këtë spektakël të futbollit, duke u bërë pjesë e këngës zyrtare të evropianit”, tha David Guetta.
 
 
Ora 17:30 Mbërrijnë protagonistët

Presidentët, trajnerët dhe drejtuesit e federatave të 24 shteteve pjesëmarrëse janë mbledhur në Paris në pritje të shortit që do të hidhet pas pak minutash.
 
Pjesëmarrjen e kanë shfrytëzuar edhe drejtuesit e federatës shqiptare për të diskutuar me homologët e tyre mbi pritshmëritë dhe arritjet.

Gjithçka që duhet të dini për shortin
Sonte Shqipëria nis udhëtimin zyrtarisht për në Kampionatin Europian të Francës, që do të zhvillohet nga data 10 Qershor deri më 10 Korrik të 2016. Kuqezinjtë do të mësojnë sonte në orën 18:00 kundërshtarët që do të kenë përballë dhe grupin ku do të pozicionohen. Shqipëria bën pjesë në vazon e 4-t.

Në vazon e parë ndodhen kokat e grupeve, në grupin A do të jetë Franca, pasi është organizatore e Kampionatit Europian, ndërsa ekipet e tjera që do të udhëheqin grupet janë kampionia e Europës në fuqi Spanjë, e Botës Gjermania, Anglia që nuk kanë njohur asnjë humbje në fazën eliminatore, Portugalia e Ronaldos dhe kryesuesit e FIFA-s, Belgjika. Pas përcaktimit të kokave të grupit, do të vijohet me ekipet e vazos së katërt, ku ndodhet edhe Kombëtarja e drejtuar nga Gianni De Biasi.

Në vazon e fundit ka shumë debutues, mes të cilëve Shqipëria dhe Uellsi, teksa plotësohen me Turqinë, Irlandën, Islandën dhe Irlandën e Veriut. Në vazon e tretë janë pozicionuar Çekia, Suedia, Polonia, Rumania, Sllovakia dhe Hungaria. Në grupin B të gjithë do të kërkojnë që të shmangin Italinë, pasi duke llogaritur edhe një tjetër ekip të madh nga vazo e parë do të ishte e pamundur që të pretendojnë në rastin e ekipeve të vogla si Shqipëria, të paktën në letër, pasi gjithcka mund të ndodhë. Ekipet e tjera në vazon e dytë janë Rusia, Zvicra, Austria, Kroacia dhe Ukraina. Ajo që tërheq më shumë vëmendjen është fakti, që në asnjë prej vazove nuk ndodhet Holanda, e cila nuk arriti që të kualifikohet edhe pse gara ofroi më shumë mundësi, pasi janë 24 ekipe pjesëmarrëse dhe jo 16 si edicionet paraardhëse. Skema e re e Kampionatit Europian nuk lehtësoi vetëm faktin e kualifikimit në raundin final, por edhe më tej, pasi përveç dy të parave në grupe të kualifikohen edhe katër të tretat më të mira. Kjo bën që kalimi i grupeve të duket më i arritshëm, me të gjitha skuadrat e mëdha që kanë shanse të mira të jenë në fazën e 1/8-ave të turneut.

Preferencat
Edhe pse në media të gjithë kanë shprehur dëshirat për ekipet e mëdha në grup, shpresat janë që ‘goglat’ të jenë sa më të ‘lehta’. Grupi ndoshta më i lehtë për Shqipërinë do të ishte, pse jo me Francën si kryesuese duke qenë e jemi ndeshur dy herë në eliminatore dhe e njohim mirë, pa marrë në konsideratë rezultatet, pasi ishin miqësore. Ndërsa  nga vazo e dytë të gjithë duan Italinë, por një përballje me shqiptarët e Zvicrës duket e kalueshme. Nga vazo e tretë Sllovakia duket më e lehtë në letër.

Shanset
Koefiçenti i Shqipërisë është nga të ulëtit për të fituar trofeun, 250-300, sipas kompanive të huaja. Ndërsa “Eurosport” ka bërë një prezantim të 24 skuadrave pjesëmarrëse, duke përcaktuar edhe mundësitë dhe koefiçentët e tyre për triumfin përfundimtar. Kombëtarja shqiptare kuotohet me koeficientin 300 për të fituar trofeun magjik. Gjermania, Spanja, Franca e Anglia shikohen si favorite.

Deklaratat
Para hedhjes së shortit Presidenti i FSHF ka dhënë edhe prononcimet e fundit duke u shprehur se nuk ka preferenca konkrete për ‘goglat’. “Sot do të hyjmë zyrtarisht në fazën e finaleve, duke njohur edhe kundërshtarët tanë. Sigurisht, janë të gjitha skuadra të forta që i kanë merituar finalet. Nuk bëhet fjalë për preferenca. Ne do të bëjmë Europianin tonë dhe po e përsëris, se në qershor, nuk do të shkojmë në Francë për pushime”theksoi ai. Ndërsa trajneri De Biasi shprehet se nuk ka frikë asnjë nga kundërshtarët që do të ketë përballë. “Nuk dua ta zgjedh asnjë skuadër që e preferoj në grup, e as që do të doja ta evitoja. I marrim skuadrat një nga një. Jemi në vazon e katërt dhe nuk kemi probleme. Duke e pasur parasysh se të gjithë janë të fortë, nuk kemi dëshirë ta evitojmë askënd. Pas shortit do të flas për kundërshtarët dhe shanset që kemi”, deklaroi tekniku italian.

Shorti dhe biletat
Shorti sonte në Paris do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie pas sulmeve të fundit që goditën Francën. Ndërsa do të drejtohet nga Gulit, një përfaqësues nga Holanda edhe pse kombëtarja e tij do të mungojë dhe nga Lizarazu,kampion bote dhe Europe me Francën më 1998 dhe 2000. Kampionati Europian do të zhvillohet në 10 stadiume, ndërsa do të luhen gjithsej 51 ndeshje për të nxjerrë fituesin më 10 Korrik. Përsa i përket biletave të eventit, ato do të dalin në shitje ditën e hënë më datë 14 Korrik në orën 12:00, në dispozicion janë 800 mijë, ndërsa kërkesat janë shumë herë më të mëdha.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë