Edhe tifozët shqiptarë do të kenë mundësi të shijojnë ndeshjet e Europianin të këtij viti në kryeqytetin shqiptar, në 'Tirana Fun Zone'. Dy super ekranë gjigandë janë vendosur me iniciativë të Bashkisë së Tiranës në sheshin Nënë Tereza për të gjithë sportdashësit.
 
Nata e hapjes së Euro 2016 në Francë dhe ndeshja mes Francës dhe Rumanisë si e para e grupit në të cilën bën pjesë edhe kombëtarja jonë u ndoq nga qindra tifozë e sportdashës.

'Tirana Fun Zone’ do të jetë 24 orë në dispozicion të qytetarëve shqiptarë deri në fund të kampionatit që do të jetë data 11 korrik.

Shqipëria ndeshet mbrëmjen e së shtunës me Zvicrën në orën 15:00 një ndeshje historike e shumëpritur për të gjithë.


tirana fun zone

tirana fun zone

tirana fun zone

tirana fun zone

tirana fun zone

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)