Ka përfunduar në barazim 1-1 ndeshja mes Shqipërisë U 21 dhe Irlandës së Veriut e luajtur në stadiumin "Selman Stërmasi" e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2019. Kuqezinjve të vegjël u ka shpëtuar nga duart një fitore që do të ishte e rëndësishme për tu kualifikuar më tej.
/Shqiptarja.com
Në pjesën e parë miqtë u mbrojtën mirë ndërsa fraksioni i dytë foli i gjithi në favor të djemve të Alban Bushit që kërkuan golin në cdo moment. Kuqezinjtë e vegjël ia arritën qëllimit në minutën e 83-të kur shënoi Ylber Ramadani.
Mesfushori me një gjuajtje të kalibruar mposhti portierin mik dhe bëri që në pankinën kuqezi të shpërthejë festa. Por nuk ishte e thënë që Shpresat të fitonin pasi një gabim në mbrojtje u kushtoi shtrenjtë. Irlanda e Veriut barazoi në minutën e 89-të.
Shqipëria mban vendin e katërt në grup me 6 pikë.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com










