Euro 2020/ Anglia ia del në supersfidën e grupit D, kundër Kroacisë mjafton goli i Rashford

Euro 2020/ Anglia ia del në supersfidën e grupit D, kundër Kroacisë mjafton goli i Rashford

Anglia nuk ka zhgënjyer në Wembley, pasi ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Kroacinë në ndeshjen e parë të grupit D. Takimi nis me ‘Tre Luanët’ më kërkues, por pavarësisht rasteve pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura.

Atë që zbëri në fraksionin e parë Anglia e bëri në të dytën kur në minutën e 57 Stërling gjeti rrugën e rrjetës. Sulmuesi i krahut finalizoi një aksion model të ‘tre luanëve’.

Pritej që goli të zgjonte Kroacinë, që është edhe nënkampionia e botës, por kjo nuk ndodhi. Ndërkohë të besuarit e Southgate deri në fundin e ndeshjes humbën disa raste të mira për të dyfishuar shifrat.

Gjithsesi në fund vlejnë 3 pikët dhe përveç Anglisë dhe Kroacisë në grupin D bëjnë pjesë Republika Çeke dhe Skocia, një ndeshje që luhet të hënën në orën 15:00.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë