Euro 2020/ Anglia 'shkatërron' Ukrainën, Kane shkëlqen me 'dopietë'! Në gjysmëfinale kundër Danimarkës

Euro 2020/ Anglia 'shkatërron' Ukrainën, Kane shkëlqen me 'dopietë'! Në gjysmëfinale kundër Danimarkës

Anglia është treguar e frikshme në çerekfinalet e kampionatit europian, pasi ka mposhtur me rezultatin e thellë 4-0 Ukrainën. Në Romë u deshën vetëm katër minuta për të zhbllokuar sfidën, pasi Harry Kane ktheu në gol një assist perfekt të Stërling.

Pjesa e parë do mbyllej me këto shifra, por me të nisur e dyta Maguirre dyfishoi me kokë. Në vijim Harry Kane realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për Anglinë, ndërsa më pas Henderson vulosi shifrat përfundimtare të takimit. Për mesfushorin që aktivizohet me Liverpool-in ky ishte goli i parë me kombëtaren pas 11 vitesh pjesë e saj.

Në gjysmëfinale ‘Tre Luanët’ presin në Londër Danimarkën, një sfidë që do luhet me datë 7 korrik në orën 21:00.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë