Euro 2020/ Chelini në pikëpyetje, Mancini në dilemë për Chiesa-n kundër Belgjikës! Martinez: Lukaku dhe De Bruyne më të mirët në botë në rolin e tyre

Italia e Roberto Mancinit ka mbërritur sot në Mynih ku do të bëjë përgaitjetet e fundit për përballjen me Belgjikën në çerekfinalet e kampionatit Europian. Axurrët këto ditë janë stërvitur me grupin e plotë, por pavarësisht kësaj kapiteni Chielinni pritet ta nisë nga stoli, pasi nuk dukët në formën optimale për t’u përballur me Lukakun. Vendin e tij ashtu si në ndeshjen me Austrinë pritet ta zë Acerbi.

Sakaq një avantazh të lehtë për të zbritur në fushë nga minuta e parë kundër belgëve ka Chiesa pas golit në 1/8. Berardi pritet ta nisë nga stoli ashtu si Locatelli dhe Pessina, pasi në mefushë Mancini vijon t’i besojë Jorginho-s, Barrela-s dhe Verrati-t.

Ndërkohë në kampin tjetër trajneri i Belgjikës Roberto Martinez para ndeshjes që luhet të premten në orën 21 është shprehur optimist për Hazard dhe De Bruyne, dy futbollistë që pësuan dëmtime jo të lehta kundër Portugalisë. Sipas Martinez ka mundësi që ata mund të jenë fushë, sidomos De Bruyne, por kjo do të varet edhe nga doktorët. Spanjolli ndër të tjera ka tentuar të ngrejë optimizmin, duke deklaruar se ‘De Bruynë dhe Lukaku janë dy futbollistë më të mirët në botë në rolin e tyre’.

Sa i përket çështjeve organizative të kësaj sfide vlen për t’u theksuar se 14.500 biletat janë shitur brenda pak orëve. Për më tepër autoritet në Gjermani kanë ulur numrin e vendeve në stadium nga 25-20% për shkak të alarmit për koronavirusin delta. Në këto kushte një biletë në tregun e zi ka shkuar në 1200 euro ku në treg fillimisht kanë dalë me 75 euro.

Për t’u futur në stadium duhet maska, një test covidi në 24 orët e fundit, dokumentin që tregon se kanë kaluar 14 ditë nga doza e dytë e vaksinës si dhe çertifikatën që tregon se e ke kaluar COVID-in.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Korçë, digjen 2 automjete gjatë natës, shoqërohen 4 adoleshentë

Korçë, digjen 2 automjete gjatë natës, shoqërohen 4 adoleshentë