Euro 2020/ Danimarka çerekfinalistja e parë, shkatërron Uellsin! Në turin tjetër e pret fituesi i çifit Holandë-Çeki

Danimarka është transformuar në një kombëtare që ngjall frikë në kampionatin Europian, pasi skandinavët janë bërë skuadra e parë që kualifikohen në fazën çerekfinale pas fitores 0-4 kundër Uellsit.

Në Amsterdam ndeshja nisi me britanikët dominues, por në vijim Danimarka rifitoi besimin dhe në minutën e 27 Dolberg zhbllokoi shifrat me një goditje perfekte nga jashtë zone.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në të dytën ishte sërish Dolberg që dyfishoi shifrat. Më tej pati kohë edhe për dy gola të tjerë, të realizuar nga Maehle dhe Braithëaite në minutat e fundit.

Rezultati i thellë solli nervozizëm te Uellsi që u ndëshkua edhe me karton të kuq. Në fazën çerekfinale Danimarka do të përballet me fituesin e çiftit Holandë-Çeki me 3 korrik në orën 18:00 në stadiumin Azerbajxhanit.

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?