Euro 2020, ja 13 shtetet mikpritëse
finalja do të zhvillohet në “Uembli”

Euro 2020, ja 13 shtetet mikpritëse<br />finalja do të zhvillohet në “Uembli”
Konkretizohet ideja e presidentit të UEFA-s, Michel Platini që Europiani i vitit 2020 të zhvillohet në disa shtete në Europë dhe jo vetëm në 1 apo 2 shtete. Pas kandidaturave të 19 Federatave, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka përzgjedhur 13 Federatat që do të presin ndeshjet e Europianit të vitit 2020.

Komiteti Ekzekutiv ka ‘përkëdhelur’ Anglinë, pasi “Uembli” do të presë dy gjysmëfinalet dhe finalen e madhe. Theksojmë që Shqipëria nuk arriti që të paraqiste kandidaturën për të mirëpritur një ndeshje të eventit më të rëndësishëm për përfaqësueset në Europë për 2020 në mungesë të një impianti modern.
 
Kalendari

Bruksel - 3 ndeshje në grupe, 1 ndeshje e raundit të 16-sheve
Budapest - 3 ndeshje në grupe, 1 ndeshje e raundit të 16-sheve
Amsterdam - 3 ndeshje në grupe, 1 ndeshje e raundit të 16-sheve
Dublin - 3 ndeshje në grupe, 1 ndeshje e raundit të 16-sheve
Kopenhagen - 3 ndeshje në grupe, 1 ndeshje e raundit të 16-sheve
Bukuresht - 3 ndeshje në grupe, 1 ndeshje e raundit të 16-sheve
Glasgou - 3 ndeshje në grupe, 1 ndeshje e raundit të 16-sheve
Bilbao - 3 ndeshje në grupe, 1 ndeshje e raundit të 16-sheve
Baku - 3 ndeshje në grupe, 1 çerekfinale
Mynih - 3 ndeshje në grupe, 1 çerekfinale
Romë - 3 ndeshje në grupe, 1 çerekfinale
Shën Pjetërburg - 3 ndeshje në grupe, 1 çerekfinale
Londër - gjysmëfinalet dhe finalja


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Miratohet projektrezoluta për KLSH! Do bëjë publik planin e auditimit, kohëzgjatjen dhe audituesit! Debate mes socialistëve për transparencën e institucionit

Miratohet projektrezoluta për KLSH! Do bëjë publik planin e auditimit, kohëzgjatjen dhe audituesit! Debate mes socialistëve për transparencën e institucionit