EURO 2020/ Me pikë të plota pas katër ndeshjesh, sonte në fushë zbresin Italia dhe Spanja

Sot në mbrëmje rikthehen eliminatoret e kampionatit Europian ‘Euro 2020’ pasi skuadrat kombëtare të disa shteteve do të zbresin në fushë me synimin për të siguruar sa më shpejt kualifikimin. Një nga këto skuadra është Italia e cila në qytetin e Jerevanit do të luajë në transfertë kundër Armenisë.

‘Axurrët’ gjenden të parët në grupin e tyre me pikë të plota pas katër ndeshjesh dhe një trepikësh në këtë sfidë do të thoshte praktikisht kualifikim për në finalet e Europianit. Atmosfera në ekipin katër herë kampione bote është pozitive, por trajneri Roberto Mancini këtë herë ka zgjedhur të lërë jashtë grumbullimit Nicolo Zaniolo-n dhe Moise Kean, dy futbollistë të cilët janë penalizuar për sjelljen.

Në fushë sonte do të zbresë edhe Spanja e cila do të impenjohet në transfertë kundër Rumanisë. Ashtu si Italia edhe ‘La Roha’ është me pikë të plota pas katër ndeshjesh në grupin e tyre dhe një fitore do ti jepte shumë siguri për vendin e parë. Nga ana tjetër Rumania është në garë për vendin e dytë, ndaj sonte do të bëjë çështë e mundur për të mos dalë pa pikë nga kjo ndeshje.

Në Dublin, Irlanada e vendit të parë do të presë Zvicrën e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, e cila aktualisht mban vendin e katërt në grup, por me dy ndeshje më pak.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston