Holanda e ka nisur me dramacitet aventurën në Europian, por në fund ka marrë tre pikët. Tulipanët ia kanë dalë 3-2 kundër Ukrainës në një ndeshje që në 45 minutat e para prodhoi shumë raste, por asnjë gol.
Sfida do të zhbllokohej vetëm në minutën e 52 nga kapiteni Winlajdum, ndërsa pak çaste më pas Ëeghorst dyfishoi shifrat, duke krijuar përshtypjen e një kapitulli të mbyllur.
Ai që do t’i jepte emocione pamasë kësaj sfide ishte Yarmolenko, i cili në minutën e 75 mahniti të pranishmit me një eurogol, duke rihapur edhe çështjen rezultat.
Goli i dha zemër Ukrainës së Shevçenkos që me Yaremchuk riktheu baraspeshën me shifrat 2-2. Më tej ndeshjen e mbërtheun emocione të jashtëzakonshme, ndërsa për ta vendosur mendoi Dumfries, i cili i dha tre pikët Holandës.
‘Tulipanët’ ndodhen të dytët në grupin C me 3 pikë, po aq sa Asutria e vendit të parë që ka avantazhin e golavarazhit.