Mediat ndërkombëtare kanë publikuar së fundmi edhe premiot nga federata për çdo kombëtare në rast fitoreje të europianit. Më shumë do paguhen anglezët në rast se ia dalin në Londër. Për çdo futbollist do ketë 540 mijë euro, ndërsa pas Anglisë vjen Belgjika me 435 mijë euro për kokë.
Gjermania dhe Spanja kanë premtuar nga 400 mijë euro për futbollistë, ndërsa Franca dhe Portugalia nga 340 mijë. Më pak se të gjitha këto kombëtare në rast triumfi do japë Italia, që ka premtuar 250 mijë euro për lojtar.