Gjermani ka marrë një fitore tejet të rëndësishme për kalimin e fazës së grupeve. Në ‘Allianz Arena’ të Mynihut ‘panzerat’ ia dolën me përmbysje 2-4 kundër Portugalisë që është kampionë Europe në fuqi edhe pse luzitanët realizuan të parët. Ronaldo zhbllokoi sfidën në minutën e 15, duke thyer edhe një rekord të zi, pasi kurrë më herët nuk u kishte realizuar gjermanëve.
Goli zgjoi të besuarit e Low, të cilët falë presionit detyruan Portugalinë të realizonte dy herë në portën e saj brenda pjesës së parë. Fillimisht autor ishte Dias dhe më pas Guerrero.
Në pjesën e dytë pritej një Portugali më e frikshme, por Gjermania i vrau shpejt shpresat, duke realizuar golin e tretë me Havertz. Nuk u desh shumë për të parë edhe golin e katërt, të realizuar nga Gosens në minutën e 60.
Në vijim Portugalia kishte pak për të bërë, por falë edhe këmbënguljes së Ronaldo shkurtuan shifrat me Jota-n. Në fund të besuarit e Santos marrin një humbje që komplikon shumë çështjen kualifikim, ndërsa Gjermania ‘ringjallet’ pas humbjes me Francën. ‘Panzerat’ aktualisht renditen të dytët në grupin F me po aq pikë sa Portugalia e vendit të tretë, ndërsa kanë një pikë më pak se Franca kryesuese.
Ne.k./xy/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?
-
Thelbësore
15.5%
-
Të vogla
66.2%
-
Nuk e di
18.3%
Vota total: 459
Lajme të tjera
-
Roberto Martinez lë jashtë Portugalisë Cristiano Ronaldon
21 Mars, 20:53
-
Lista/ Miqësoret me Francën dhe Holandën, ylli i Real Madrid rikthehet te Gjermania
14 Mars, 17:36
-
Toni Kroos konfirmon rikthimin në kombëtaren e Gjermanisë
22 Shkurt, 15:09
-
Atak kardiak mbrëmjen e së hënës, ndërron jetë legjenda e Gjermanisë dhe Interit
20 Shkurt, 09:40
-
Kina e dyta pas Italisë për shkëmbimet tregtare me Shqipërinë! Gjermania del nga lista e 4 partnerëve kryesorë
17 Janar, 14:22
-
E rëndë në Gjermani/ I riu shqiptar vritet jashtë një lokali pas përleshjes me një kurd
31 Dhjetor 2023, 22:10
-
ZDF-ja gjermane kërkon ndihmën e programit ‘Pa Gjurmë’, një vajzë e vrarë në pyll mund të jetë shqiptare. Ja identikiti i saj…
17 Tetor 2023, 18:01
-
Zyrtare/ Kontratë deri pas Euro 2024, Gjermania prezanton pasuesin e Hansi Flick
22 Shtator 2023, 15:32
-
Shkarkuan Hansi Flick, në Gjermani gjejnë trajnerin e ri të kombëtares
15 Shtator 2023, 15:05
-
Humbi me Shqipërinë, Polonia shkarkon trajnerin Santos, golat e Asanit dhe Dakut ndëshkojnë portugezin
13 Shtator 2023, 18:29
-
Basketboll/ Gjermania mposht Serbinë në finale dhe shpallet kampione e botës! SHBA-ja pa medalje
10 Shtator 2023, 17:20
-
Zyrtare/ Hansi Flick shkarkohet nga kombëtarja e Gjermanisë! Japonia, pika që derdhi kupën
10 Shtator 2023, 16:59