Zëvendësi i Shevshenkos te Ukraina, një tjetër legjendë e Milanit, Mauro Tasotti, është shprehur se ndeshja Itali-Austri e motivoi këtë kombëtare. Sipas Tasotti-t vështirësia e Italisë për të mundur Austrinë e karikoi Ukrainën, pasi ‘axurrët’ më herët kishin krijuar përshtypjen e një ekipi të pathyeshëm.

Tasotti shton se kalendari i ndeshjeve është favorizues për Ukrainën, ndërsa vetë Shevshenko më herët ka shtuar se shpreson që italianët ta mbështesin në Olimpico kundër Anglisë për shkak të shkuarës së tij te Milani.