Euro 2020/ Sonte në fushë grupi D, Çeki-Angli të kualifikuara! Përballje decizive mes Kroacisë dhe Skocisë, vlen vetëm fitorja

Sonte në orën 21:00 do të luhen dy ndeshjet e fundit në grupin D të Europianit ku spikat përballja mes Republikës Çeke dhe Anglisë, që do të luhet në ‘Wembley’. Të dy kombëtaret janë matematikisht të kualifikuara për në fazën e 1/8, ndërsa pozicioni që do kenë në renditje përcakton edhe kundërshtarin për në fazën tjetër.

Te ‘Tre Luanët’ e drejtuar nga Southgate pritet të ketë ndryshime të mëdha në formacion, ndërsa lajmi i mirë është se dy futbollistët, Ben Chilwell dhe Mason Mount janë testuar negativ për COVID-in, por me shumë mundësi do ta humbasin takimin pasi janë ende në izolim. Ndërkohë te Republika Çeke trajneri Silhavi do t’i besojë të njëjtës 11-she, me dyshimin e vetëm për mesfushorin Provod.

Nëse për këtë sfidë priten pak emicione përsa i përket çështjes kualifikim, e kundërta mund të thuhet për Kroaci-Skoci. Të dy kombëtaret kanë 1 pikë pas dy ndeshjeve të parë dhe për të synuar 1/8 duhet patjetër që të marrin 3 pikët në fund.

Më e favorizuar për të bërë këtë duket Kroacia, që është edhe nënkampionia e botës. Ballkanasit kanë në dyshim vetëm mbrojtësin Barisic, ndërsa në krahun e djathtë të sulmit Rebic pritet ta nisë nga minuta e parë ne vendin e Petkovic. Sakaq Brozovid dhe Kovacic janë në garë me njëri-tjetrin për një fanellë titullari.

Sakaq te Skocia do mungoj Gilmour për shkak se është i prekur nga Covid dhe vendin e tij do ta marrë Hendry. Nga minuta e parë këtë sfidë deçizive pritet ta nisë edhe mbrojtësi Tierney.

 

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë