Në grupin F, Spanja ka qenë spektakolare pasi ka mposhtur në “Santiago Bernabeu”  3-0 Suedinë duke kryesuar me pikë të plota grupin F. 12 pikë pas 4 ndeshjesh  kanë “furitë e kuqe” që shohin Europianin edhe më pranë. Golat u shënuan të gjithë në pjesën e dytë nga Ramos e Morata me penallti dhe Oyarzabal. Rumania dhe Norvegjia po ashtu fituan ndeshjet e djeshme.

Pas 4 ndeshjeve të para me pikë të plota është edhe Polonia në grupin G. Dje polakët mposhtën Izraelin 4-0 me golat e Piatek, Leëandoëski, Grosicki dhe Kadzior. Po në grupin G Sllovenia mposhti Letoninë dhe Austria mundi 4-1 Maqedoninë e Veriut.

Ukraina kryeson grupin B me 10 pikë dhe dje mposhti 1-0 Luksemburgun ndërsa Serbia u rikthye tek fitorja duke mposhtur me 4-1 Lituaninë./Përgatiti Andi Kapxhiu