Euro 2020/ Suedia e pakalueshme për Spanjën, 'La Roha' dështon në Sevilja

Euro 2020/ Suedia e pakalueshme për Spanjën, 'La Roha' dështon në Sevilja

Edhe pse Europianin e nis me një ndeshje të zhvilluar në shtëpinë e saj, në Sevilja, Spanja nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 kundër Suedisë.

‘La Roha’ në fillim u pa tejet këmbëngulëse, pasi krijoi një sërë rastesh. Para se të mbyllej pjesa e parë Olmo tentoi i pari, më pas Koke, ndërsa më tej edhe Morata.

Edhe pse në pjesën e dytë pritej një Spanjë më këmbëngulëse e kundërta ndodhi. Madje Suedia pati rastet e saj për të shtangur të kuqtë, të cilët tashmë ndajnë vendin e dytë në grup me Suedinë me 1 pikë.

Në grupin E udhëheq Sllovakia me 3 pikë, ndërsa mbyll renditjen Polonia.

 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!