Italia, kampione në fuqi e Evropës, u kualifikua në minutën e fundit, sot në mbrëmje për në fazën eliminatore të Euro2024 në Gjermani, pas barazimit 1-1 me Kroacinë.
Ajo do të përballet me Zvicrën në fazën e 1/16-të të shtunën (18:00) në stadiumin olimpik të Berlinit.
Në një grup të vështirë, italianët e Luciano Spallettit zunë vendin e dytë në Grupin B pas Spanjës, falë barazimit të tyre të rrëmbyer në sekondat e fundit ndaj Kroacisë së Luka Modriç, në prag të eliminimit.
Por, Luka Modric u bë golashënuesi më i moshuar në historinë e Euros duke shënuar një gol kundër Italisë.
Pikërisht pasi humbi një penallti, të pritur nga Gianluigi Donnarumma, mesfushori i Real Madrid shënoi me një goditje fatale nga zona në minutën e 55-të, pas një pritjeje tjetër të portierit italian.
Në moshën 38 vjeç e 289 ditë, Modriç mposht rekordin e vendosur nga austriaku Ivica Vastiç në vitin 2008, me 38 vjeç e 257 ditë./ata/