HAMBURG - Dramë dhe emocione pas 120 minutash dhe penalltive. Franca kaloi Portugalinë në çerekfinalet e Euro 2024 dhe gjen në fazën tjetër Spanjën, duel që do zhvillohet të martë në orën 21:00 në Munich. Pas 90 minutave të rregullta dhe 30 minutave shtesë, dueli u mbyll 0-0 dhe ishin "Gjelat" që pas penalltive dolën triumfues (5-3).
Ndeshja prodhoi disa raste për të dyja skuadrat, me lojtarët që nuk u treguan të saktë para portës. Edhe shtesa prej 30 minutash nuk prodhoi gjë, me skuadrat që u drejtuan drejt penalltive.
Ronaldo, Silva dhe Mendes shënuan për portugezët, ndërsa Joao Felix e stampoi sferën në shtyllë, duke i dhënë suksesin "Gjelave" të Deschamps që nga ana e tyre shënuan me Dembele, Fofana, Kounde, Barcola dhe Hernandez. Vlen për t'u theksuar se ky ishte Evropiani i fundit për 39-vjeçarin Cristiano Ronaldo dhe 41-vjeçarin Pepe.
Tanimë Franca gjen në gjysmëfinale Spanjën, me iberikët që nga ana e tyre kaluan Gjermaninë. Spanjë - Francë, gjysmëfinalja e parë e mësuar e Euro 2024 luhet më 9 korrik në Munich, duke nisur nga ora 21:00.
Nesër (e shtunë) në program janë dy çerekfinalet e radhës. Në 18:00 luhet Angli - Zvicër dhe në 21:00 Holandë - Turqi.
Titullarët e Portugali - Francë:
Portugali: Costa, Cancelo, Pepe, Ruben Diaz, Mendes. Vitinha, Palhinha, Bruno Fernandes, Silva, Ronaldo, Leao.
Francë: Maignan, Kounde, Upamecano, Saliba, Theo Hernandez, Tchouameni, Kante, Camavinga, Griezmann, Kolo Muani, Mbappe.
Notat e ndeshjes, sipas FlashScore Mendes i Portugalisë ishte më i miri në fushë:
SPANJA NUK E MERITONTE,,,GJERMANIA DUHEJ TE FITONTE,,,IU MOHUA NJE PENALLTI E PASTER...
Përgjigju