DIREKT, Euro 2024/ Spanja zhbllokon ndeshjen me Dani Olmo, Gjermania 'në tapet'! 1-0 në Stuttgart

DIREKT, Euro 2024/ Spanja zhbllokon ndeshjen me Dani Olmo, Gjermania 'në tapet'! 1-0 në Stuttgart

Goli i Dani Olmo

STUTTGART - Spanja dhe Gjermania po luajnë këtë të premte nga ora 18:00 për fazën çerekfinale të Euro 2024. E ashtëquajtur si finalja e parakohshme, skuadra që kalon më tej shihet si e favorizuar për të ngritur më 14 korrik trofeun.

Kjo është ndeshja e 27-të mes tyre në histori, me raportet që janë në balancë. Nëntë fitore ka Gjermania, tetë Spanja dhe nëntë duele kanë dalë barazim.

Iberikët eliminuan gjermanët në 2008 dhe 2010 dhe në të dyja rastet fituan Evropianin dhe Kupën e Botës, ndaj ky do ishte një moment i mirë për të "marrë hak" kundër një ekipi rival.

Tanimë Luis de la Fuente dhe Julian Nagelsmann kanë zbardhur titullarët. Përballja gjykohet nga anglezi Anthony Taylor.

Formacionet zyrtare:

Spanja: Unai Simon; Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella; Fabian Ruiz, Rodri, Pedri; Lamine Yamal, Morata, Nico Williams.

Gjermania: Neuer; Kimmich, Rudiger, Tah, Raum; Emre Can, Kroos; Musiala, Guendogan, Sane; Havertz.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Zgjedhjet e Himarës provë për Opozitën! 

Alban Daci: Zgjedhjet e Himarës provë për Opozitën!