Euro 2024/ Humbja në finale, Southgate mediton largimin: Ishim këtu për trofeun dhe nuk ia dolëm

Euro 2024/ Humbja në finale, Southgate mediton largimin: Ishim këtu për trofeun dhe nuk ia dolëm

Gareth Southgate, trajneri i Anglisë

Anglia u mposht 2-1 nga Spanja në finalen e Euro 2024. Për finalen e dytë radhazi "Tre Luanët" nuk ia dolën të shkonin te trofeu i parë historik në këtë event.

Pas ndeshjes për mediet foli Gareth Southgate. Trajneri i Anglisë tha se ishin aty për trofeun, duke mos ia dalë. Ndërkohë që në fjalët e tij trajneri duket se po mediton largimin nga stoli i kombëtares së Anglisë.

“Lojtarët kanë një meritë të madhe që na çuan deri aty ku arritëm, por kur jemi aq afër, duhet ta shfrytëzojmë shansin. Ata e kanë përfaqësuar fanellën me krenari dhe nuk janë mposhtur deri në fund.

Thjesht mendoj se Spanja kishte më shumë kontroll mbi lojën. Anglia është në një pozicion shumë të mirë për sa i përket përvojës që ka. Pjesa më e madhe e kësaj skuadre do të jetë në Botërorin e ardhshëm dhe ndoshta Euros së ardhshme. Ka shumë për të pritur, por në këtë moment, nuk është ndonjë ngushëllim.”

Reflektim pas tetë vitesh në stol? Sigurisht që të çonim Anglinë në dy finale nuk ishte arritur kurrë, por ne erdhëm këtu për të fituar dhe nuk ishim në gjendje ta bënim këtë. Anglia ka disa lojtarë të mrekullueshëm. Por ishte hapi i fundit që nuk mundëm të bënim", tha trajneri.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • liri: 15/07/2024 13:58

    ik ore trajner koti dhe aq ke ecur se eshte brezi i talentuar te kishte anglia trajner tjeter sdo diskutonte asnje ekip

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë