Në datën 15 qershor 2024 në "Iduna Park" të Dortmundit (21:00), kombëtaret e Italisë dhe Shqipërisë në futboll do përplasen me njëra-tjetrën në grupin B të Euro 2024.
Tanimë të kaltrit e Spallettit kanë mësuar edhe dizajnin e fanellës së re që do veshin kundër kuqezinjve. Për herë të parë në një ndeshje zyrtare Italia do përdorë këto fanella të Adidas.
Veç së kaltrës, fanella e dytë do ketë ngjyrë të bardhë me nuancat e kuqe dhe jeshile, si flamuri italian. Ndërkohë që në jakë shkruhet: “Italia të thërret” (varg i himnit).

Komente

