Euro 2024 ka prodhuar 108 gola

Euro 2024 ka prodhuar 108 gola

108 gola, ku 10 janë autogola, janë shënuar deri tani në Euro 2024, ku janë mësuar dhe dy çiftet gjysmëfinaliste, Spanja me Francën më 9 korrik, dhe në 10 korrik , Holanda me Anglinë. 8 gola u shënuan në 4 takimet çerekfinale, për të ruajtur ecurinë prej mbi 2.2 golash për ndeshje.

Formë e mirë nga skuadrat, por që gjithsesi shifrat mbeten shumë larg nga ato të regjistruar në edicionin e shkuar.

Në Euro2020, u realizuan në total 142 gola, 34 gola më shumë se aktualisht, kuotë që nuk arrihet kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje deri në fund. Për herë të dytë në historinë e Kampionatit Europian të paktën 3 ndeshje kërkuan shtesat, madje edhe penalltitë në dy raste për të mësuar skuadrën gjysmëfinaliste.  Hera e parë që ndodhi ishte në vitin 2008, ku në fund ishte Spanja ajo që ngriti lart trofeun.

Iberikët janë sërish në garë, dhe synojnë të fitojnë për herë të katërt në histori Europianin. Në total janë 6 trofet kontinental mes 4 përfaqësueseve, me Spanjën që kryeson me 3, ndjekur nga Franca me 2 dhe Holanda me 1. Tulipanët kanë në radhët e saj edhe sulmuesin më të mirë të turneut, Gakpo me 3 gola dhe Anglia kërkon titullin e pare pas dështimit me Italinë para tri vitesh

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Bie qeveria franceze, kryeministri Barnier nuk i mbijetoi mocionit të mosbesimit në Asamble

Bie qeveria franceze, kryeministri Barnier nuk i mbijetoi mocionit të mosbesimit në Asamble