Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin ka bërë publike listën me 24 emrat e ftuar për dy ndeshjet e shtatorit, të vlefshme për kualifikueset e Europianit 2024. Mes të përzgjedhurve janë edhe katër lojtarët me origjinë shqiptare, të cilët do kenë kundër Kosovën.
Helvetët do zhvillojnë dy ndeshje në muajin shtator, fillimisht ndaj Kosovës më 9 dhe tre ditë më vonë presin Andorrën. Për këto dy takime trajneri Murat Yakin ka ftuar 24 futbollistë, ku ka edhe emra të rinj në listë.
Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Ardon Jashari janë pjesë e listës. Ftesë ka marrë edhe mesfushori Uran Bislimi, i cili ka luajtur edhe për Kosovën A, por në fund vendosi mos ta hapte më telefonin duke zgjedhur Zvicrën.
Ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës luhet mbrëmjen e 9 shtatorit në orën 20:45 në "Fadil Vokrri". Për grupin I kualifikues, Zvicra qëndron në vendin e parë me 10 pikë pas katër ndeshjeve, teksa Kosova me tre pikë mban vendin e pestë.