Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta

Festa e Havertz dhe rrufeja mbi stadium

DORTMUND - Gjermania është skuadra e dytë që ka siguruar një biletë për në fazën çerekfinale të Euro 2024. Organizatorët fituan 2-0 kundër Danimarkës në "Iduna Park" të Dortmundit, me rebeshin dhe rrufetë që ishin ndihmë për "Panzerat".

Në minutën e 36 ndeshja u ndërpre për 24 minuta, kjo pasi shiu i rrëmbyer i shoqëruar me shkarkesa elektrike mbi stadium bëri që arbitri anglez Michael Oliver t'i dërgonte skuadrat në dhomat e zhveshjes, për të rinisur gjithçka pas qetësimit të situatës.

Ndeshja/ Gjithçka nisi mirë për gjermanët që pas vetëm katër minutash shënuan me Schlotterbeck, por gjithçka u anulua për pozicion jashtë loje nga VAR. Pjesa e parë do mbyllej me këto shifra, ndërsa pak sekonda nga fraksioni i dytë ishte Andersen që shënoi për danezët, por VAR e anuloi golin për pozitë jashtë loje.

Duhej një prekje me dorë në zonë dhe ndërhyrja e VAR që Gjermania të merrte epërsinë në minutën e 53 me penalltinë e kthyer në gol nga Havertz. Më pas Musiala në të 68' shënoi edhe golin e qetësisë për të besuarit e Julian Nagelsmann. Në fund iu anulua një gol edhe Wirtz te Gjermania për pozicion jashtë loje.

Pas 90 minutave Gjermania merr biletën e dytë pas Zvicrës për në çerekfinalet e Euro 2024. Gjermanët do përballen me fituesin e çiftit Spanjë - Gjeorgji, me çerekfinalen që do zhvillohet në datën 5 korrik në stadiumin e Stuttgartit në orën 18:00.

Formacionet zyrtare:

Gjermania: Neuer, Rudiger, Raum, Kimmich, Havertz, Kroos, Musiala, Schlotterbeck, Sane, Gundogan, Andrich.

Danimarka: Schmeichel, Andersen, Vestergaard, Maehle, Christensen, Dalaney, Hojlund, Eriksen, Skov Olsen, Bah, Hojgjerg.

Notat e ndeshjes, Musiala më i miri në fushë:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:39
Euro 2024/ Rrufeja ndërpret ndeshjen Gjermani - Danimarkë, futbollistët në dhomat e zhveshjes! Dueli rinis pas 24 minutash


Ndeshja mes Gjermanisë dhe Danimarkës për 1/8 e Euro 2024 në stadiumin e Dortmundit u ndërpre në minutën e 36-të pasi një rrufe goditi mbi stadium dhe pas saj nisi një shi i rrëmbyer. Të trembur nga situata, stafi i gjyqtarëve me kryesorin anglez Michael Oliver i dërguan skuadrat në dhomat e zhveshjes. Pas 24 minutave, kur situata u qetësua dhe furtuna nuk dukej më, arbitri anglez ftoi lojtarët në fushë ku vijuan minutat e mbetura të pjesës së parë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë