Grupimi i mbështetësve të Kombëtares, Tifozat Kuq e Zi kanë njoftuar se nesër do jenë të shumtë në numër në mbështetje të ekipit. Kuqezinjtë kanë treguar edhe adresën ku tifozët do grumbullohen në Dusseldorf dhe do nisen drejt stadiumit.
"Të dashur tifoza dhe sportdashës, nesër djemtë e Kombëtares kanë sfidën e radhës kundër Spanjës. Duke uruar dhe shpresuar që kjo të mos jetë përballja e fundit për këtë kampionat, ju ftojmë të gjithëve të bashkohemi në Düsseldorf për t’i dhënë mbështetjen që meriton Kombëtares më të mirë në botë.
Për ju që dëshironi të përjetoni atmosferën unike para ndeshjes, ju njoftojmë që vendtakimi jonë do të jetë në “Rheinpark – Düsseldorf” afër “Klever Straße“. Marshimi i përbashkët për në stadium do të fillojë në orën 17:15! Me ty Shqipëri se je më e mira", njoftojnë Tifozat Kuq e Zi.
Kujtojmë se të hënë në orën 21:00 në Dusseldorf luhet Shqipëri - Spanjë, sfida e tretë dhe e fundit në Grupin B të Euro 2024. Tanëve do u duhet një fitore për të kaluar më tej.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Janar, 22:17
Si e menaxhoi qeveria situatën e përmbytjeve?
-
Mirë
52.8%
-
Keq
35.4%
-
Nuk e di
11.8%
Vota total: 777
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kombëtarja/ Mbrojtësi Adrian Bajrami lë Shqipërinë për Zvicrën, Sylvinjo fton Kacurrin! Për herë të parë grumbullohet edhe Cristian Shpendi
1 Shtator 2025, 17:08
-
Kombëtarja/ E konfirmon edhe FSHF-ja, Ylber Ramadani mungon për dy ndeshjet e shtatorit
31 Gusht 2025, 12:23
-
Goditje për Kombëtaren, Ylber Ramadani mungon në ndeshjet e shtatorit! Lecce konfirmon problemet shëndetësore
30 Gusht 2025, 16:06
-
Interes i ulët për bileta nga tifozët e Kombëtares, TKZ: Refuzim për një federatë që është kundër popullit të saj
30 Gusht 2025, 14:14
-
Tefik Osmanit i besohet roli i rëndësishëm brenda FSHF-së
29 Gusht 2025, 15:12
-
Botërori 2026/ Sylvinho: S'kemi kohë për eksperimente, me Letoninë ndeshja më e rëndësishme e Kombëtares! Lojtarët të marrin përgjegjësi
29 Gusht 2025, 11:24
-
Sylvinho zbardh listën e Kombëtares, mungon Ismajli i dëmtuar! 25 futbollistë për të vijuar ëndrrën drejt Botërorit 2026
29 Gusht 2025, 10:22
-
Lista e Kombëtares me risi, Sylvinho e zbardh të plotë të premte! Trajneri 'jep llogari' para medieve (Programi)
27 Gusht 2025, 11:17
-
Zyrtare/ Vjen për herë të parë, Sylvinho fton në Kombëtare zbulimin e sezonit të shkuar
25 Gusht 2025, 11:25
-
Shqipëri - Letoni/ Interes i ulët nga tifozët, FSHF nxjerr në shitje biletat fizike pranë stadiumit 'Air Albania'
25 Gusht 2025, 10:28
-
Drejtori teknik i FSHF-së: Cristian Shpendi do bashkohet me Kombëtaren A, Asllani duhet të bëjë një hap pas
12 Gusht 2025, 09:47
-
U-17/ Dy miqësoret e Shqipërisë kundër Italisë, trajneri Fatjon Tafaj 'revolucion'! Zbardh listën me 22 futbollistët
8 Gusht 2025, 10:49