LISBONË - Portugalia humbi 1-2 ndaj Kroacisë në stadiumin kombëtar në Lisbonë, në duelin miqësor para Europianit 2024. Kroatët janë në Grupin B së bashku me Shqipërinë, Italinë dhe Spanjën, teksa kanë bërë një paraqitje të mirë kundër 'Shqiponjave'.
Edhe pse 38 vjeç, Modric e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe zhbllokoi duelin pas tetë minutave lojë duke u treguar i saktë nga penalltia. Në pjesën e dytë ishte Diego Jota që barazoi sfidën, para se Ante Budimir të shënonte golin e dytë për ballkanasit.
Në këtë duel për Portugalinë qëndroi në stol Cristiano Ronaldo. Ndërkohë nga ana tjetër nuk ka plakje për Modric, që në moshën 38-vjeçare do ketë "frenat" e mesit të fushës në ekipin e Dalic.