Euro 2024/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Asllani: Finalja e Champions një ëndërr! Ramadani: E mundim Moldavinë nëse luajmë shpejt me topin

Kombëtarja shqiptare e futbollit do zhvillojë dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Evropianin 2024. Më 17 qershor në "Air Albania", kuqezinjtë presin Moldavinë (20:45) për grupin E, teksa më 20 luajnë në transfertë me Ishujt Faroe. Me zero pikë dhe një ndeshje më pak se kundërshtarët në grup, tanët e nisën keq me humbjen 1-0 kundër Polonisë.

Prej më shumë se një jave tanimë, skuadra është nën urdhërat e Sylvinhos, duke vijuar me përgatitjet në kryeqytet. Këtë të mërkurë për mediet folën Kristjan Asllani i Interit dhe Ylber Ramadani i Abeerden.

Asllani kërkon finalet e Evropianit, teksa për të ishte ëndërr finalja e Champions League, përjetuar me Interin në Stamboll pak ditë më parë.

"Ka qenë një emocion shumë i madh për mua të isha në atë finale, diçka që nuk i ndodh çdo futbollisti. Do të donim ta fitonim, por futbolli kështu e ka. Tani vëmendja te kombëtarja, ku duam të arrijmë objektivat tanë", tha mes të tjerash Asllani.

Nga ana tjetër, Ramadani tregoi se Sylvinho i ka studiuar moldavët dhe se duhet të luajnë shpejt me topin.

"Moldavia ka marrë rezultate pozitive dhe mbrohet shumë, ne duhet ta luajmë topin sa më shpejt që të gjejmë hapësira", tha Ramadani.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:00
Kristjan Asllani: Finalja si ëndërr, të shkojmë në Evropian


Ndeshja me Moldavinë, e vlefshme për grupin E kualifikues në Evropian është komentuar edhe nga Kristjan Asllani. Mesfushori i Interit pritet të jetë në fushë kundër Moldavisë të shtunë në "Air Albania". Finalja Champions dhe e ardhmja, këto janë disa nga temat që foli Asllani.

"Kam dy ditë që kam ardhur. E kam parë grupin shumë mirë dhe të gjithë janë stërvitur shumë fort. Po punojmë për t’i përgatitur sa më mirë dy ndeshjet e radhës, ku duam fitoren. Finalja Champions? Ka qenë një emocion shumë i madh për mua të isha në atë finale, diçka që nuk i ndodh çdo futbollisti. Do të donim ta fitonim, por futbolli kështu e ka. Tani vëmendja te kombëtarja, ku duam të arrijmë objektivat tanë. Moldavia do të na pres në gjysmëfushën e tyre dhe besoj se gjëja kryesore në këtë takim është të mbajmë topin sa më shumë", tha fillimisht Asllani.

Djaloshi nga Elbasani më pas foli edhe për të ardhmen dhe minutat e pakta te Interi, teksa kërkon që me kuqezinjtë të shkojë në fazën finale të Evropianit gjerman.

"Kam bërë pak minuta, por jam krah lojtarëve që më parë kisha ëndërr të luaj me ta. Kam marrë eksperiencën e duhur dhe shpresoj që ta vë në dispozicion të kombëtares. Kemi fituar dy trofe te Interi dhe kam marrë një eksperiencë të vlefshme. Unë jam lojtar i Interit dhe për mua kjo është një ëndërr. Do të vijoj të qëndroj te Interi edhe në të ardhmen. Mund të arrijmë shumë larg, pasi jemi një grup shumë i mirë, me lojtarë shumë të fortë. Duam të shkojmë në Europian, që është edhe ëndrra jonë", tha mesfushori.

Ora 12:52
Ylber Ramadani: Sylvinho i ka studiuar moldavët, të luajmë shpejt me topin


Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani foli për mediet para ndeshjes me Moldavinë, e vlefshme për Europianin 2024. 27-vjeçari u shpreh se në futboll nuk ka asnjëherë favorit, por gjithmonë duhet të japësh 100% në fushë.

"Duhet ta marrim ndeshjen e parë me seriozitet dhe të futemi për ta fituar dhe të japim 100% nga vetja. Moldavia ka marrë rezultate pozitive dhe mbrohet shumë, ne duhet ta luajmë topin sa më shpejt që të gjejmë hapësira. Jemi profesionist dhe jemi përgatitur për çdo gjë, kemi dhe këto dy ndeshje pastaj përfundon sezoni për ne", tha Ramadani.

Më pas, i pyetur sesi mund t'i shënosh moldavëve, mesfushori tha se duhet dëgjuar këshilla e trajnerit.

"Është ekip që luan shumë në mbrojtje dhe ne duhet të bëjmë atë që thotë trajneri, pasi ai e ka studiuar lojën. Tani në futboll nuk ka favorit, por duhet të japësh maksimumin dhe ta fitosh ndeshjen. Në këtë ndeshje duhet të shënojmë dhe të marrim tre pikët. I ftojmë të gjithë tifozët anë e mbanë të vijnë të na përkrahim, pasi me ndihmën e tyre e kemi më të lehtë", tha Ramadani.

S.Dh/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?