Ylber Ramadani: Sylvinho i ka studiuar moldavët, të luajmë shpejt me topin


Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani foli për mediet para ndeshjes me Moldavinë, e vlefshme për Europianin 2024. 27-vjeçari u shpreh se në futboll nuk ka asnjëherë favorit, por gjithmonë duhet të japësh 100% në fushë.

"Duhet ta marrim ndeshjen e parë me seriozitet dhe të futemi për ta fituar dhe të japim 100% nga vetja. Moldavia ka marrë rezultate pozitive dhe mbrohet shumë, ne duhet ta luajmë topin sa më shpejt që të gjejmë hapësira. Jemi profesionist dhe jemi përgatitur për çdo gjë, kemi dhe këto dy ndeshje pastaj përfundon sezoni për ne", tha Ramadani.

Më pas, i pyetur sesi mund t'i shënosh moldavëve, mesfushori tha se duhet dëgjuar këshilla e trajnerit.

"Është ekip që luan shumë në mbrojtje dhe ne duhet të bëjmë atë që thotë trajneri, pasi ai e ka studiuar lojën. Tani në futboll nuk ka favorit, por duhet të japësh maksimumin dhe ta fitosh ndeshjen. Në këtë ndeshje duhet të shënojmë dhe të marrim tre pikët. I ftojmë të gjithë tifozët anë e mbanë të vijnë të na përkrahim, pasi me ndihmën e tyre e kemi më të lehtë", tha Ramadani.


Lajmi kryesor:

Euro 2024/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Asllani: Finalja e Champions një ëndërr! Ramadani: E mundim Moldavinë nëse luajmë shpejt me topin


S.DH/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ministri gjerman: Synimi i Putinit s’është Ukraina, por Evropa

Ministri gjerman: Synimi i Putinit s’është Ukraina, por Evropa