Euro 2024 në 'Minuta Zero'/ Karriqi: Holanda ka pika të dobëta, Anglia jo por ka ritëm të ulët! Matraxhiu: Spanjë-Francë nuk ka favorit

Europiani tashmë do të pres dy sfidat gjysmëfinale që do të luhen të martën dhe të mërkurën. Mbrëmë u mësua çifti i dytë gjysmëfinalist, ai mes Holandës dhe Anglisë, ndërsa më herët u kualifikuan Spanja dhe Franca.

Në ‘Minuta Zero’ profesori Albert Karriqi dhe menaxheri i futbollit Andi Matraxhiu diskutuan për sfidat që lamë pas dhe betejat për në finale.

Karriqi analizoi për Andi Kapxhiun dhe Ogerta Spahiun lojën e holandezëve me Turqinë mbrëmë, si dhe situatën e mbrojtësit De Ligt që ende nuk ka luajtur asnjë minutë këtë europian.

'Ne themi dy edukacioni sportiv dhe shkollor. Janë të lidhura. De Ligt nuk ka minuta tek Bajern prandaj nuk ka luajtur. Nuk është i besueshëm të luajë një njeri që nuk ka luajtur. Duhet të kesh 90 minuta që situacionet ti kesh sa më shpesh.'

Sipas Karriqit, Holanda ka pika të dobëta, ndryshe nga Anglia që nuk ka por ka ritëm më të ulët.

'Nga dalja në grup evidentohet të metat e ekipit. Fillojnë evidentohet dhe pikat më të forta. Sa më shumë kalon faza e play out aq më shumë duken  pikat e dobëta. Ekipet surprizë ndodhin një herë në kohë të caktuara. Edhe Hollanda ka disa pika të dobëta. Anglia nuk ka pika të dobëta, por ka ritëm të ulët. Ai dueli Francë Spanjë  është më në qendër të vëmendjes. Kane i ka rënë kondicioni fizik. Edhe tek Bajer është vetëm duke ecur.'

Ndërsa Matraxhiu vlerësoi lojën e holandezëve si dhe traditën e portokallinjve. Më tej shtoi se gjysmëfinalja tjetër Francë-Spanjë nuk ka favorit.

'Hollanda është ekip i veçantë. Që në vogëli kur shikoja Gulit, Van Basten, Koeman, dukej si ekip që nuk vinte nga toka. E kanë sharmin dhe spektaklin brenda. Por kanë edhe shprehjen se holandezët e kanë argëtim futbolli, pasi për tituj janë keq. Nuk i besoj supersticioneve. E shikoj Spanjën mirë, por nuk është ajo e Xavi, Iniesta.  Një ekip që arrihet dominohet nuk është i pamposhtur.

E pamë me Gjeorgjinë, sinjalet e defekteve në mbrojtje jepeshin. Gjermania i bëri bombardim portës së spanjollëve. Nuk ngjan me atë Spanjën dominuese. Pavarësisht se nuk është Franca e ditëve më të mira, a do e dominojë dot. Për mua ka bindur Gjermania më shumë. Them që Franca është ekip i mirë mbrojtje do e përballoj dhe është e rrezikshme kur krijohen hapësirat. E shoh 50 me 50.'

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin