Euro 2024/ Prestigji dhe emocioni i tifozëve, kualifikimi i Kombëtares vlen 9.25 milionë euro
Berat Gjimshiti, kapiteni i Kombëtares
Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 2-0 kundër Polonisë dhe siguroi vendin e parë në grupin E kualifikues të Euro 2024. Tanimë sipas një prognoze të "UEFA Rankings", kuqezinjtë kanë 90.25 përqind shanse për të marrë pjesë në "Gjermani 2024".
Nëse Shqipëria siguron kalimin në fazën finale të grupeve, atëherë në adresë të FSHF-së do shkonin 9.25 milionë euro, shifër kjo që UEFA jep për çdo ekip që është mes 32 më të mirave.
Në total, për ekipet pjesëmarrëse do të shpërndahen 371 milionë euro, ndërkohë gjatë edicionit të mëparshëm kjo shifër ishte 301 milionë, kurse në krahasim me vitin 2016, kur Shqipëria mori pjesë në Europianin e Francës, kjo shifër është rritur me 23 përqind. Veç prestigjit, emocionit të tifozëve dhe rritjes në klasifikimin e UEFA-s, kuqezinjtë do arkëtonin edhe shumën e majme që do ndihmonte futbollin shqiptar.
Shqipëria për kualifikueset e Grupit E ka edhe tre ndeshje për të zhvilluar. Në 12 tetor në "Air Albania" luajmë kundër Çekisë, ndërsa në 17 nëntor udhëtojmë për në Moldavi. Kuqezinjtë mbyllin garën në 20 nëntor kundër Ishujve Faroe në Tiranë. Me tre ndeshje të mbetura, kualifikimin në lojë, vendin e parë dhe dy duele në shtëpi, duket se Kombëtarja ka nisur rezervimin e hotelit në Gjermani.
Shifrat që shpërndahen nga UEFA për Europianin 2024:
9.25 milionë euro për çdo ekip pjesëmarrës në grupe
1.5 milionë euro për çdo fitore dhe 750 mijë euro për çdo barazim
2 milionë euro për ekipin që kalon në fazën e 1/16
3.25 milionë euro për çdo ekip që kalon në çerekfinale
5 milionë euro për çdo ekip gjysmëfinalist
7 milionë euro për finalistin që humbet
10 milionë euro për fituesin e Euro 2024
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7701
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Babai i Uzunit fjalë të ashpra kundër Sylvinhos: S'ia vlerësuan djersën e sakrificën, as këpucët nuk ia morën në transfertë! Ata i fshinë emrin nga Euro 24
22 Nëntor, 14:26
-
Vllaznia pret Teutën, Thomas Brdaric: Durrsakët me përgatitjen më të mirë fizike në kampionat, kemi mungesa
22 Nëntor, 13:44
-
U stërvit nga Sylvinho, talenti Keslin Shani për Report Tv: Kënaqësi e papërshkrueshme të jesh me Kombëtaren, s’i prisja këto rezultate
22 Nëntor, 13:01
-
Shorti i Ligës së Kombeve, Kosova kërkon Ligën B kundër Islandës! Në çerekfinale Itali - Gjermani dhe Holandë - Spanjë
22 Nëntor, 12:21
-
Sylvinho 's'e ka parë' ende, Fiorentina ofron 10 milionë euro për Cristian Shpendin
22 Nëntor, 11:11
-
I doli emri si trajner te Inter Miami, Sylvinho tregon të ardhmen: Më vjen keq për rezultatin e fundit me Shqipërinë
22 Nëntor, 08:49
-
Beckham zgjedh Sylvinhon, trajneri i Kombëtares ka mundësi për të stërvitur Lionel Messin! Në lojë edhe Xavi
21 Nëntor, 15:38
-
'Sylvinho la për të dëshiruar, Kombëtarja ekip mendjemadh', Ditmar Bicaj për Report TV: Duhen emra të rinj, disave ua veshim fanellën me zor
21 Nëntor, 13:10
-
Kombëtarja duhet të 'fshijë' vitin 2024, pësuam shtatë humbje dhe 15 gola
21 Nëntor, 11:19
-
Kalendari/ Kryesuesit luajnë në shtëpi, spikat AF Elbasani - Tirana! Superliga rikthehet në dy ditë
21 Nëntor, 09:41
-
Dështimi i Kombëtares, Eduard Prodani në Report TV: FSHF është përgjegjëse, sukseset e ekipit s'lidhen me Dukën! Dënimi i Kosovës? UEFA të vendos litarin po ule kokën
20 Nëntor, 19:54
-
Shorti më 22 nëntor, skuadrat çerekfinaliste dhe verdiktet e plota në Ligën e Kombeve
20 Nëntor, 17:44