Shorti i Euro 2024 për fazën me eleminime, nuk rezultoi shumë i favorshëm për Shqipërinë, duke na vënë përballë Spanjës, Italisë dhe Kroacisë. Spanja dhe Italia ish-kampione bote, ndërsa Kroacia ish-nënkampione bote në vitin 2018-ën.
Pavarësisht shortit, ish-futbollisti i kombëtares, Altin Rraklli në një lidhje skype për Report Tv tha se kombëtarja shqiptare ka shanset e veta për të përparuar më tej në europian edhe pas fazës së grupeve.
“Mua kombëtarja më duket më e fortë se ajo e atyre viteve që morëm pjesë për herë të parë. Duhet ti harrojmë 2 ndeshjet e fundit. Në finalet e kampionatit Europian është specifiklë ndryshe. Të gjitha skuadrat janë mysafire, është kompeticion ndryshe. Skuadra duhet të jetë e plotë sic është kjo është me rëndësi për ne. Unë uroj që kjo tek lojtarët tonë të mos ndodhë, ti kenë ato rezervat për kampionatin. Kemi shanset tona pavarësisht këtyre skuadrave që në letër duken të pamundura për t’i mposhtur”- u shpreh Rraklli.
Ndërsa nga ana tjetër, trajneri i futbollit Armando Cungu u shpreh se shorti që i ra Shqipërisë ishte më i vështiri në Euro 2024. Megjithatë ai theksoi se kombëtarja duhet të përpiqet të bëjë lojën e saj.
“Ishte një short jo i duhuri që e prisnim. Mund të jetë shorti më i vështirë që mund të na kishte rënë. Por kjo nuk do të thotë se duhet të dorëzohemi. Me rëndësi është të tregojmë nivel dhe të bëjmë lojën tonë. E rëndësishme është që të përpiqemi të bëjmë maksimumin tonë”- tha Cungu.
B.V/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4394
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ish-trajneri i Kosovës Bylblyl Sokoli për 'Report TV': Serbët në Tiranë do sillen si pulat, mund të fitojmë!
17 Dhjetor, 14:06
-
Botërori 2026/ Përballja kundër Shqipërisë, Serbia pa tifozë në Tiranë (VIDEO)
14 Dhjetor, 20:14
-
Kualifikueset e Botërorit 2026, Rraklli për Report TV: S'e doja këtë short, Sylvinho të bëjë ndryshime! Leci: Serbia mendjen për telashe, Kosova e ka vështirë
14 Dhjetor, 16:00
-
Serbia i nis kualifikueset në Tiranë, Aleksandër Vuçiç: Do të jetë problem! Kanë skuadër të fortë
14 Dhjetor, 08:57
-
Kalendari i kualifikueseve të Botërorit/ Serbia më 7 qershor në Tiranë, do të luajë pa tifozë, më 11 tetor Kombëtarja në Beograd! Ndeshja e parë me 'Tre Luanët'
13 Dhjetor, 21:22
-
Botërori 2026/ Reagimet pas shortit, Armand Duka: Grupi që nuk doja! Sylvinho: Kualifikohemi në Botëror, me Serbinë e dimë historinë
13 Dhjetor, 14:15
-
E PLOTË/ Short 'ferri' për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, Shqipëria me Anglinë dhe Serbinë në Grupin K! Kosova në Grupin B me Zvicrën, të gjitha grupet
13 Dhjetor, 12:00
-
Nesër shorti, Kombëtarja njeh kundërshtarët e kualifikueseve për Kupën e Botës 2026! Rrezikohet grupi me Serbinë
12 Dhjetor, 10:41
-
Tifozët fusin në telashe FSHF-në, UEFA gjobë 27.750 euro
12 Dhjetor, 09:24
-
Shqipëria kualifikohet në çerekfinalet e Kampionatit Botëror 'Socca World Cup 2024'
6 Dhjetor, 16:35
-
Golashënues në Itali, Cristian Shpendi: Me Shqipërinë U-21 e kam mbyllur, do e mendoja një ftesë nga Spalletti
6 Dhjetor, 13:25
-
Kreshnik Spahiu: Për çfarë këngësh arrestoheshin dikur tifozët në stadiume dhe a duhet lejuar sot Adem Jashari?
2 Dhjetor, 19:28