Euro 2024/ Skenarët e kualifikimit, sa janë tani shanset e Shqipërisë për të vazhduar Europianin?

Euro 2024/ Skenarët e kualifikimit, sa janë tani shanset e Shqipërisë për të vazhduar Europianin?

Kombëtarja

Pas barazimit 2-2 me Kroacinë, Shqipëria është në vendin e tretë në Grupin B të Euro 2024 për shkak të golavarazhit, ndërsa në renditjen e vendeve të treta, momentalisht Shqipëria është në vendin e dytë, pas Sllovenisë.

Por skuadra e Sylvinhos ka luajtur një ndeshje më shumë se skuadrat e tjera, teksa shanset vazhdojnë të jenë aty për t’u kualifikuar. Kuptohet se do të na duhej një mrekulli ndaj Spanjës. Një fitore e kuqezinjve, do ta kualifikonte Shqipërinë, ndoshta edhe si vend të dytë nëse Italia nuk fiton asnjë nga ndeshjet e radhës.

Një barazim me Spanjën (24 qershor) do të na çonte në kuotën e dy pikëve dhe për të qëndruar në vendin e tretë do të na duhej dhe një barazim ose fitore e Italisë përballë Kroacisë, por për t’u kualifikuar, duhet që të ketë të paktën dhe dy skuadra të tjera në vendin e tretë në grup me dy ose më pak pikë dhe që të kenë golavarazh më të keq se Shqipëria.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen