KËLN - Spanja fitoi 4-1 kundër Gjeorgjisë në 1/8 e Euro 2024 dhe merr biletën e radhës për në çerekfinale, aty ku gjen përballë Gjermaninë. Ndeshja në Këln dhuroi një moment surprizues, teksa "Furia e Kuqe" ia doli të përmbyste dhe t'i priste hovin një Gjeorgjie debutuese në këtë event.
Ndeshja/ Dueli nisi me surpriza. Ishte Gjeorgjia që në minutën e 18-të kaloi në avantazh me autogolin e Le Normand, teksa kishte edhe disa raste të tjera për të dyfishuar, por Kvaratskhelia dhe Mikautadze nuk u treguan të saktë. Goli i barazimit erdhi në minutën e 39-të nga Rodri, që me një gjuajtje të bukur nga kufijtë e 16 metrave mbylli pjesën e parë 1-1.
Fraksioni i dytë u dominua më pas nga të besuarit e de la Fuente, që gjetën epërsinë me Fabian Ruiz në të 51 minutë. Më pas ishte Nico Uilliams që në minutën e 75-të vulosi kalimin për më tej, ndërsa kishte kohë edhe për golin e Dani Olmo shtatë minuta para fundit.
Kështu, Spanja eliminon Gjeorgjinë dhe në çerekfinalet e Euro 2024 gjen organizatorët e Gjermanisë, duel që zhvillohet në Stuttgart në datën 5 korrik, duke nisur nga ora 18:00.
Deri në këto moment janë mësuar dy çiftet e para çerekfinaliste. Anglia luan me Zvicrën dhe Spanja me Gjermaninë. Ndërkohë që të hënë zhvillohen dy takime. Në 18:00 Francë - Belgjikë dhe në 21:00 Portugali - Slloveni.
Formacionet zyrtare:
Spanjë: Unai Simon, Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella, Fabian Ruiz, Pedri, Rodri, Yamal, Ëilliams, Morata.
Gjeorgji: Mamardashvili, Dvali, Kashia, Gvelesiani, Lochoshvili, Kakabadze, Kiteishvili, Chakvetzade, Kochorashvili, Mikautadze, Kvaratskhelia.
Notat e ndeshjes, Fabian Ruiz më i miri në fushë:
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4377
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Liga e Kombeve/ Buzëqesh Shqipëria, Gjeorgjia dhe Ukraina barazojnë 1-1 në Grupin B1
16 Nëntor, 20:04
-
Liga e Kombeve/ Kosova kërkon vendin e parë, transfertë delikate në Bukuresht! Spanjës i duhet një pikë, luhet Zvicër - Serbi
15 Nëntor, 12:16
-
Skandal me bastet sportive në Turqi, mediat: Grupet kriminale blenë ekipe edhe në Shqipëri për trukimin e rezultatit
12 Nëntor, 19:17
-
Kërcimtarja më e mirë e flamenkos, nga Spanja në Tiranë. Koncerti në javën spanjolle nderon viktimat në Valencia
5 Nëntor, 14:32
-
Incidentet e shkaktuara nga tifozët shqiptarë në Tbilisi, UEFA gjobit FSHF-në me 26 mijë e 875 euro
2 Nëntor, 11:46
-
Gjeorgjia fillon hetimet për zgjedhjet parlamentare
31 Tetor, 08:42
-
Modeli Itali-Shqipëri, më shumë se gjysma e spanjollëve mbështesin qendrat e emigrantëve jashtë vendit
24 Tetor, 19:58
-
Liga e Kombeve/ Kosova tre fitore radhazi, mposht 3-0 Qipron në ‘Fadil Vokrri’! Spanja i tregon vendin Serbisë, Zvicra e Kroacia e bëjnë dramë
15 Tetor, 22:44
-
Tifozët e Kombëtares u përleshën me gjeorgjianët në Tbilisi, ultrasi i Shqipërisë në spital! Dalin pamjet
15 Tetor, 14:58
-
FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji
15 Tetor, 10:16
-
Liga e Kombeve/ 'Hakmarrje' dhe autokritikë, Kombëtarja mposht 0-1 Gjeorgjinë në Tbilisi! Vendos supergoli i Asllanit
14 Tetor, 19:54
-
Liga e Kombeve/ Përballja me Shqipërinë, tekniku Sgnol mban sekret formacionin e Gjeorgjisë: Të bëjmë detyrat dhe të fitojmë
13 Tetor, 18:59