Euro 2024/ Sylvinho sjell dy prurje të reja në Kombëtare

Euro 2024/ Sylvinho sjell dy prurje të reja në Kombëtare

Sylvinho, trajneri i Kombëtares

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka detyrë të vështirë në muajin shtator, teksa për kualifikueset e Euro 2024 luan kundër Çekisë në transfertë dhe Polonisë në Tiranë. Duelet e datës 7 dhe 10 janë deçizive për kuqezinjtë, që kërkojnë një vend për në finalet e Europianit të Gjermanisë.

Trajneri Sylvinho ka gati listën e lojtarëve, teksa nesër gjithçka do zbardhet nga braziliani. Mësohet se janë dy emrat e rinj që tekniku ka grumbulluar për duelet e radhës. Arbnor Muja dhe Mirlind Daku kanë marrë një ftesë, me lojtarët që janë pajisur së fundmi edhe me pasaportën shqiptare.

Muja i Antwerp në Belgjikë dhe Daku i Rubin Kazan në Rusi, më herët kanë qenë pjesë e Kosovës, por pa luajtur me ekipin e parë. Tanimë dyshja ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e kuqezinjve, me Sylvinhon që pritet t'i ketë gati për ndeshjet e shtatorit.

Muja i Antwerp në Belgjikë dhe Daku i Rubin Kazan në Rusi

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit