Menjëherë pas vërshëllimës finale nga arbitri, lojtarët kuqezi iu hodhën në qafë njëri tjetrit për të festuar fitoren historike ndaj Polonisë.
Shqipëria ia doli të mposhtë 2-0 Poloninë, në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Euro 2024. Për djemtë e Sylvinhos, golat u shënuan nga Jasir Asani dhe Mirlind Daku në minutat 37 dhe 62.
Kjo fitore ishte historike pasi thyhet "mallkimi" 70-vjeçar që kishim kundër polakëve. Fitorja e fundit (dhe e vetmja deri para kësaj ndeshje) datonte në vitin e largët 1953.
Lajmi kryesor: