Euro 2024, trajneri i kombëtares: Të gjithë duhet të jenë të përgatitur! Në fushë duket diferenca! Lista? Nuk kam kohë për kritika

TIRANE- Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho thotë se atmosfera në ekip është mjaft e mirë, madje tregon se lojtarët janë të karikuar për rezultat pozitiv jo vetëm në miqësore, por janë tepër gati edhe për Europianin “Gjermani 2024”.

Dhe se ekipi është gati për të përballuar sfidën.

"Duhet të përgatisim futbollistët tanë për të dhënë kontributin e tyre për skuadrën. Po shkojmë në një kompeticion shumë të rëndësishëm. 10 minuta, 15 minuta, 30, 45... bëjnë shumë ndryshim. kjo është skuadra. Duhet të përgatisim të gjithë futbollistët që të dalin në kamp. E dimë që kemi lojtarë që vijnë nga situata të ndryshme përsa i përket aktivizimit me klubet. Ka disa lojtarë që kanë luajtur më pak, por gjithsesi e rëndësishme për stafin teknik është të menaxhojë grupin edhe për lojtarët që kanë ardhur me pak ndeshje. Përsa i përket formës fizike, ata janë mirë dhe gati për të përballuar Europianin. Grupi ka karikimin e duhur. Duhet të përgatisim lojtarët sa më mirë që ata të japin kontributin për ekipin. E rëndësishme është që në momentin që aktivizohen të bëjnë diferencën në fushën e lojës. Mendoj se ata do të japin më të mirën në fushën e lojës" tha Sylvinho në prag të ndeshjes që kuqezinjtë do të luajnë të hënën përballë Lihtenshtejnit

Kritikave për listën thotë se nuk ka kohë ti përgjigjet. 

Për ne 1 minutë bëhet diferenca. Shkojmë të marrim pjesë në një turne shumë dinamik. Në cdo moment një lojtar mund të bëjë diferencën dhe ndryshojë situatën. Është një shans që vjen për shumë lojtarë ose disa.  Për mua lojtari që nuk e kupton këtë situatë i bie të mos jetë në gjëndje të hyjë në fushën e lojës.  

Gjithkush në Shqipëri do të bënte një listë sipas tij dhe unë do kisha pakënaqësi, por nuk kam kohë të shoh se çfarë thuhet në publik. Kam shumë ngarkesë dhe punë, por s’kam kohë të ndjek debatet që mund të bëhen pasi secili ka mendimin e tij.

Ndërkohë ekipi i kombëtare ndodhet i mbledhur në Austri ku vijon përgatitjet për Euro 2024 i cili hap siparin më 13 qershor. 

 

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Aksidenti i frikshëm në superstradë, përplasen 2 makina! Njëra përfundon në parkingun e lokalit e dëmton 8 të tjera

Lezhë/ Aksidenti i frikshëm në superstradë, përplasen 2 makina! Njëra përfundon në parkingun e lokalit e dëmton 8 të tjera