Euro e ka nisur me rënie edhe këtë javë. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë monedha europiane sot po këmbehet me 106.87 lekë.
Më 8 shtator monedha europiane fitoi pak terren ndaj valutave të huaja dhe u këmbye me 107 lekë, por si duket sot i rikthehet sërish rënies.
Vlerën më të lartë gjatë kësaj vere euro e preku në fund të gushtit ku u këmbye me mbi 110 lekë.
Mirëpo nëse bëjmë një krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë rezulton se monedha europiane është nënçmuar. Në shtatorin e vitit 2022 një euro këmbehej me 117.7 lekë.
Komento