Euro në pikiatë, po këmbehet me 122.5 lekë, Ekspertja: Luhatje e pritshme, shkak sezoni veror! Në treg ka shumë valutë e pak kërkesë

Euro ka arritur në nivelin më të ulët që para fillimit të pandemisë COVID-19. Këtë të martë monedha evropiane u këmbye me 122.5 lekë, nga 124.2 lekë që u këmbye në të njëjtën datë të vitit të kaluar. Kjo rënie e nisur që në fillim të këtij muaj, sipas ekspertëve të fushës ka si shkak kryesor, fluksin e lartë të valutave që hyjnë në vend për shkak të sezonit veror.  Brunilda Isaj, sekretare e përgjithshme e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare thotë për Report TV se luhatjet janë sezonale dhe të pritshme.

“Unë do të thosha që tendenca është në përputhje me situatat e viteve të mëparshme që ne i konsideronim normale duke përjashtuar vitin e pandemisë, ku sezoni veror historikisht ka pasur ulje të kuotimit të euros, krahasuar me lekun ashtu si edhe sezoni dimëror për shkak të krishtlindjeve. Megjithatë këtë vit tendenca duket se është pak më e fortë se vitet e kaluara, kjo i atribuohet jo vetëm ofertës së mjaftueshme në euro edhe për shkak të hyrjeve edhe për shkak të riaktivizimit të lëvizjes së njerëzve brenda kufijve, por edhe për shkak të kërkesës deri diku të moderuar për monedhën euro”, shprehet Isaj. 

Isaj sqaron se përpos sezonit veror, edhe kërkesa e ulët për euro ka bërë që ajo të zhvlerësohet ndaj monedhës kombëtare lekë.

“Kufizimi i lëvizjeve ka pjesën e vetë pasi dihet që buxhetet e familjeve shqiptare për të kaluar pushimet jashtë ka qenë i konsiderueshëm kështu që në mungesë të kësaj lëvizjeje ndikimi do të ndjehet në treg. Gjithashtu edhe kërkesa për të bërë investime në euro, nuk ka qenë në nivelet e mëparshme. Unë gjykoj që këto janë lëvizje sezonale që shumë shpejt do të lëvizin në krah të kundërt, mos harrojmë që jemi në sezon veror”, tha sekretarja e përgjithshme e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare.

Nënçmimi i euros sipas Isaj ka avantazhe dhe disavantazhe, ku fitues janë importuesit dhe humbës janë eksportuesit.

“Ata që i kanë fondet e tyre në lekë dhe për arsye të caktuara duan ti konvertojnë në euro është një moment i mirë, këtu futen ata që kanë këste kredie në euro, ata që duan të bëjnë investime në euro, apo importuesit. Ndërsa ata që nuk përfitojnë janë ata që kanë të ardhurat e tyre në euro dhe duhet të kthejnë të ardhurat e tyre në monedhën e kundërt, si dhe eksportuesit që goditen më shumë nga luhatjet”, tha Isaj.

Nga ana tjetër Banka e Shqipërisë ka bërë lëvizjen e saj duke ndërhyrë në tregun valutor ditën e hënë duke blerë 11.5 milionë euro në ankandin e 6 të zhvilluar për këtë vit sipas kalendarit të saj, por përsëri rënia e monedhës evropiane nuk u ndal.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Hasanaj: Në Shqipëri nuk do ketë më non-grata, pasi po vepron drejtësia! Qefalia: Të vijë Trump këtu dhe t'i japë dorë një partie, non-sens! Krijon hilaritet

Hasanaj: Në Shqipëri nuk do ketë më non-grata, pasi po vepron drejtësia! Qefalia: Të vijë Trump këtu dhe t'i japë dorë një partie, non-sens! Krijon hilaritet