Euro në pikiatë të fuqishme ndaj lekut prej fluksit turistik

Euro në pikiatë të fuqishme ndaj lekut prej fluksit turistik

Kartmonedha euro

Monedha e përbashkët i është rikthyer rënies së fortë pas një periudhe kur ishte stabilizuar në rreth 122 lekë, duke reflektuar forcimin e efekteve sezonale, të pranishme gjithnjë në këtë periudhë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye dje me 121.74 lekë, duke shënuar një rënie prej 0.17 lekësh në raport me një ditë më parë.

Që nga e enjtja e javës së kaluar kur u rrit në 122.3 lekë, monedha e përbashkët, ka rënë me 0.55 lekë. Euro po i afrohet sërish nivelit më të ulët në 11 vjet, që është arritur në 19 qershor të këtij viti. Aktorët e tregut valutor pohojnë se arsyeja kryesore e kësaj rënieje lidhet me efektet sezonale, si të ardhurat nga turistët dhe shtimi i prurjeve të emigrantëve.

Përgjithësisht tendenca pritet të vazhdojë dhe në gusht, ku krahas turistëve në vend kthehen edhe emigrantët, një tjetër faktor që nxit ofertën për valutë në vend. Për periudhën 3 janar-24 korrik të këtij viti, kursi mesatar i këmbimit është 124.5 lekë, nga 127.6 që ishte mesatarja e vitit të kaluar duke u luhatur në nivelin më të ulët që nga 2008-a.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Njoni: 25/07/2019 12:17

    Ku keni turp ju,keni 30 vjet që vidhni emigrantët.Imagjino dini vetëm te shani e fajsoni emigrantët,ju,injorantë të padalë që edhe ne 2030 do votoni injorantët për kryebashkiakë e deputetë. Jeni të pangopshëm. Kurrë mos u ngopshit. Hajdutë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb