Buxheti i shtetit do të kishte përfituar më shumë para, nëse Euro dhe Dollari nuk do të ishin zhvlerësuar në nivele kaq të larta. Në relacionin e projektbuxhetit të vitit 2025, Ministria e Financave thotë se vetëm nga ndryshimi i paparashikuar i kursit të këmbimit ka goditur buxhetin e shtetit pasi nuk janë realizuar të ardhurat doganore të planifikuara me afro 120 milionë euro.
“Përgjatë vitit 2024, të ardhurat doganore janë ndikuar negativisht nga ulja e kursit të këmbimit si të euros dhe të dollarit në krahasimi me vitin 2023. Për 8 muajt e parë të vitit efekti negativ ka qenë rreth -12 miliardë lekë. Ulja e kursit të këmbimit të monedhave euro apo USD tej nivelit të parashikuar do të impaktojë TVSH-në mbi importet e mallrave për shkak të uljes së vlerës së mallrave”, thuhet në relacion.
Efektet e zhvlerësimit të euros por edhe dollarit janë më të qarta tek tregtia e mallrave, ku eksportet nga janari deri në shtator janë ulur me 47 miliardë lekë (470 milionë euro) krahasuar me një vit më parë.
“Efekti i çmimeve në rënie, i kombinuar me atë të kursit të mbiçmuar të këmbimit, vijon të jetë një faktor mbështetës i kësaj ecurie”, vijon relacioni.
Aktualisht euro po këmbehet më 98.29 lekë, nga 105.69 lekë që këmbehen në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pra me zhvlerësim prej 7.4 lekë. Kurse dollari nga 101 lekë vjet ka zbritur në 89 lekë këtë vit. Kursi i këmbimit vlerësohet rrezik edhe për vitin 2025, si për realizimin e të ardhurave nëse zhvlerësimi vijon, por sfidë edhe për borxhin publik të marrë në valutë nëse euro e dollari rriten.
E.Gj/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7382
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Transfertat kombëtare në euro u rritën me 33% për 10-mujorin e këtij viti
22 Nëntor, 14:54
-
Fatos Çoçoli: Rilindja e pensioneve?
21 Nëntor, 18:45
-
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese/ Kërkohen amendime për buxhetin 2025! Agron Duka: Fermerët të subvencionohen për primin
21 Nëntor, 16:09
-
Partia e Lirisë propozon 15 Amendamente për Buxhetin 2025: Rritje e pensioneve me 6,5%, rrogave me 6,2% dhe ndihmës ekonomike me 20%
21 Nëntor, 16:07
-
Buxheti 2025/ PD propozon 28 Amendamente: Minimumi jetik 200 euro, rritje e pensioneve dhe shtim i fondeve te Onkologjiku (E PLOTË)
21 Nëntor, 15:55
-
Parapagimi i tatimit nga profesionet e lira, Malaj: Brenda dhjetorit do kthehen shumat e paguara
21 Nëntor, 15:36
-
Shkodër-Mali i Zi, sekuestrohen mbi 2 mln euro cash brenda katër ditëve, dyshohet se vijnë nga aktivitetet e paligjshme! 3 persona në pranga (RASTET)
21 Nëntor, 15:17
-
Buxheti 2025/ Shehi kërkon rritjen e pensioneve te Ekonomia: Le të rritet borxhi me 0,4%, pse medalje nga FMN do marrim?!
20 Nëntor, 17:27
-
Komisioni i Shëndetësisë miraton nen për nen Buxhetin 2025, bëhen edhe propozime të reja: Të rritet pagesa e invaliditetit!
20 Nëntor, 16:42
-
PD: Buxheti 2025 i bashkive, nuk mjafton të lajnë borxhet
20 Nëntor, 15:40
-
Pr/buxheti 2025, Zv/ministrja Manjani: Po diskutojmë përshpejtimin e rritjes së moshës së pensioneve
20 Nëntor, 11:30
-
Kuvendi miraton në parim pr/buxhetin e vitit 2025, PS kalon portofolin 8.2 miliardë euro me 75 vota! PD-së i dështon protesta
19 Nëntor, 20:40