Euro sërish në rënie, eksperti Prençe: Shumë shpejt pritet të këmbehet me 100 lekë! Kortoçi: Në treg ka më shumë euro seç është nevoja

Rënia e euros në kursin e këmbimit me lekun u thellua edhe shumë ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye me 110.98 lekë, duke pësuar sërish krahasuar me ditën e martë e duke prekur një minimum të ri historik.

Eksperti i ekonomisë Edvin Prençe në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ paralajmëroi se monedha e euro do të ketë  sërish rënie e madje shumë shpejt mund edhe të këmbehet me 100 lekë.

‘Vihet re një trend në ulje dhe forcimi i lekut në një masë të ekzagjeruar. Ndikimi i euros përtej vlerës së saj nxjerr jashtë tregut, ul konkurueshmërinë e bizneseve shqiptare kundrejt atyre të rajonit Bizneset janë të pasigurta për të ardhmen. Kursi i këmbimit do të shkojë edhe 1 euro të këmbehet me 100 lekë. Do të jetë e afërt dita kur të bie në këtë vlerë.  Nuk është problem vetëm i një sektori apo i eksportuesve në radhë të parë, por duhet një reagim dhe duhet të ketë një ndërhyrje. Duhet të ketë një ndërhyrje për të minimizuar problematikat që dita e ditës po rriten. Qeveria ka qenë përfituese pasi është ulur borxhi publik, por ekonomia matet me eksportet. ‘- tha eksperti Prençe.

Ndërsa Teuta Kortoçi, u shpreh se në treg ka më shumë euro nga sa është nevoja. Kortoçi tha se Banka e Shqipërisë mund të ndëhyrjë për minimizuar problematikën, por edhe ndërhyrja e bankës do të jetë pjesërisht e sukesshme.

‘Euro ka një krahasueshmëri me monedhën bazë që është dollarë. Euro ka pësuar rënie pas viteve të pandemisë. Në treg ka më shumë euro nga sa është nevojë. Rënia e Euros në tregun ndërkombëtar kundrejt dollarit reflektohet edhe me monedha të tjera siç është leku. BSH ka një përgjegjësi përkundjet tregut të monedhës, mjeti që përdor BSH është se duhet të blerë. Në gjithë historikun, të gjitha politikat e bankës asnjëherë nuk kanë pasur një efektshmëri 100%. Ndaj edhe nëse banka do i drejtohet tregut për të realizuar blerje të monedhës Euro sërish në këtë rast zgjidhja e problemit do të ishte i pjesshëm. Kjo politikë e bankës do të jetë pjesërisht e suksesshme’- tha Kortoçi.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë